Shqipja, gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni. Një draft i ngjashëm u propozua edhe nga Gruevski

Postuar në 05 Gusht, 2017 10:13

Sot media në Tiranë njoftojnë me gëzim se qeveria maqedonase miratoi ligjin për gjuhën shqipe, një kërkesë këmbëngulëse kjo nga partitë shqiptare të Maqedonisë të dirigjuara nga Shqipëria zyrtare. Televizioni maqedonas Alsat Tv, njofton se drafti i kaluar parashikon:

(1) Në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.
(2) Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve (gjuhë shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabet i saj, në përputhshmëri me këtë ligj.
(3) Në të gjitha organet të pushtetit qendror në Republikën e Maqedonisë, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, drejtoritë, komisionet, personat juridik  të cilët kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare përskaj gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj është edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj.
Megjithatë sipas Ligjit në fjalë shqipja nuk përdoret në bankënota, por vetëm simbolet e kultit ku do të reflektojnë edhe ato shqiptare ndërsa sa u përket uniformave  te uniformat do jenë në shqip atje ku janë 20% shqiptarë, por jo edhe në uniformat e ushtrisë.

Ligji do të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias, meqenëse ka kundërshtime. Ndërkohë propozimin për përdorimin e shqipes në zonat me 20% popullsi shqiptare e bëri edhe Gruevski në tratativat e tij me Ali Ahmetin, që sot pranon një projektligj që e nënrendit sërish shqipen ndaj maqedonishtes. 

http://http://www.respublica.al/2017/02/13/“shqipja-në-zona-ku-ka-20-shqiptarë”-gruevski-%C2%A0thotë-se-kjo-është-diskutuar-me-ahmetin

Pika 1 sanksionon qartë rolin dhe vendin e gjuhës maqedonase, ndërkohë që barazia e gjuhëve zyrtare do të kërkonte përfshirjen e shqipes në një dispozitë të përbashkët. 

Por këtu më shumë rëndësi ka aspekti praktik i çështjes. Pyetja që shtrohet është si do të veprohet me përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Ajo që duket se ëhstë bërë në këtë rast është vetëm një truk juridik i thjeshtë shqipja nuk ndalohet më të jetë gjuhë zyrtare, por vetëm kaq. Askush tjetër veç shqiptarëve nuk do ta përdorë atë edhe kështu si kredencial elektoral, apo provë e mesazheve politike. Jo për të çuar përpara konsolidimin e faktorit shqiptar apo të unitaritetit të shtetit, por thjesht për të jugosllaviziar edhe më tej Maqedoninë që sot i duhet të gëlltisë një pilulë të cilën asnjë prej grupet e saj nuk e ka të natyrshme. Siç na e provon rasti i Shqipërisë dhe i Kosovës, çështja e gjuhës ndër shqiptarë nuk është edhe aq çështje identiteti dhe dashurie për pasurinë ndoshta më të madhe që ne si komb kemi ditur të krijojmë, por thjesht instrumentale. Në çdo rast do uruar suksese dhe mbarësi në këtë rrugëtim të ri të shqipes. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.