Pas firmës ruse Kaspersky, ushtria amerikane ndalon përdorimin e dronëve kinezë

Postuar në 05 Gusht, 2017 15:25

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi që përcaktoi dhe imponoi rrugëtimin e botës drejt epokës së informacionit online dhe komunikimit, duket se është kujtuar për rreziqet e mëdha që paraqet ajo. Pas kërkesës së Senatit për të hequr nga përdorimi produktet e firmës ruse Kaspersky(http://www.respublica.al/2017/07/29/tensionet-shba-rusi-kongresi-amerika...), në shënjestër kanë ardhur edhe kinezët. Agjencia “Reuters” shkruan se ushtria amerikane ka urdhëruar përfaqësuesit dhe anëtart e saj të ndalojnë përdorimin e dronëve të prodhimit kinez SZ DJI Technology Co LTD, për shkaqe të dobësive kibernetike.

Në një memo të publikuar online, kërkohet nga të gjithë që të ndalojnë përdorimin e këtyre dronëve por edhe të sistemeve që përdorin pjesë apo softe të kompanisë në fjalë. pajisjet e DJI janë më të përdorurat nga ushtria amerikane ndërkohë që vetë kompania kineze ka deklaruar se është befasuar dhe e zhgënjyer nga vendimi ndërkohë që ka shtuar se nuk është konsultuar për të. Çfarë fshihet pas këtij qëndrimi nuk është e qartë, por “Reuters” sjell në vëmendje një vlerësim të vitit 2016 ga Goldman Sachs dhe Oppenheimer sipas të cilit kompania kineze kontrollon 70% të tregut konsumator të dronëve. Flitet për çështje të sigurisë por ngjan shumë e pabazuar një qasje e tillë në vitin 2017 kur standardizimi dhe kontrolli i produkteve të tilla në fushën ushtarake do të duhet të ishte i garantuar. Nuk përjashtohet pra thjesht një luftë tregëtare si në çdo drejtim tjetër të administratës aktuale.

http://www.reuters.com/article/us-usa-army-drones-idUSKBN1AK2C0

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.