Sondazhi/SHBA si kërcënim - Turqia në vend të parë

Postuar në 03 Gusht, 2017 12:50

Imazhi i SHBA-së në botë është ndoshta në kuotat më të ulëta. Një vëzhgim i kryer nga Pew Research Center, kryer në 30 vende  në vitin 2013 dhe tani, pra 4 vite më pas, dëshmon për rritjen e një fryme antiamerikane në mbarë globin. 38% e njerëzve mendojnë se SHBA pëërbën kërcënim kryesor për vendin e tyre, krahasuar me 13% që ishte kjo shifër në vitin 2013.

Për krahasim, shqetësuese shihet edhe rritja e fuqisë dhe ndikimit rus dhe kinez në botë, por ndryshimi qëndron në faktin se perceptimi për rrezikun I atribuohet një fuqie që e konsideron veten demokratike dhe mbrojtëse të të drejtave të njeriut. Sondazhi ka identifikuar si kërcënim kryesor në perceptimin e njerëzve ISIS, ndryshimet klimaterike, krizën ekonomike etj., por shqetësimi nga politika amerikane është rritur në 21 vende nga 30 të vëzhguara. Rritja më e madhe është verifikuar në Spanjë(42%), Kili, Turqi dhe Gana. Problematike shfaqet situata edhe në vendet aleate me SHBA ku perceptimi po ndryshon si p.sh në Australi, Britaninë e Madhe, Kanada, Gjermani, Suedi, Francë dhe Hollandë.

Për ironi në Rusi perceptimi për kërcënim nuk ka ndryshuar nga viti 2013 e deri më tani, ndërkohë që njerëzit në vende si Polonia, India, ai është ulur me 8%. Turqia është vendi ku njerëzit e mendojnë SHBA-në si kërcënimin kryesor (72%), një shifër që flet shumë për atë që ka gjeneruar grushti i shtetit i vitit 2015 dhe lufta në Siri.

http://www.pewresearch.org/fact-tank/2017/08/01/u-s-power-and-influence-...

Comments

Submitted by Marius (not verified) on

Kurse ne Shqiperi shqiptaret po te kishin mundesi do te shisnin jashteqitjen e amerikaneve per hot dogs. Kaq shume I adhurojme ne amerikanet sa qe edhe Menderes do tia lepinim ne WC

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.