Jo anëtarësimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE

Postuar në 03 Gusht, 2017 14:30

30 vjet për të hyrë në BE? Nuk duken shumë po të krahasosh periudhën e diktaturave në Ballkanin Perëndimor. Kaq vite caktoi zyrtari amerikan Brian Hoyt Yee për anëtarësimin e vendeve si Shqipëria, ndonëse ky afata do të thotë edhe një brez njerëzish. Do të thotë që ata që e ëndërruan Europën të mos e shohin dot atë, ndërkohë që ata që mund ta prekin, ndoshta nuk e kanë parë atë si ëndërr.

Kjo distancë sigurie për Ballkanin, duket se është bindje e përhapur dhe vetëm vendimet politike mund ta ndryshojnë. Në një intervistë për Politico, presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, shprehet se është kundër anëtarësimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Nuk jam në favor të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE së shpejti. Por nëse ua heq perspektivën europiane, atëherë do të përjetojmë atë që përjtuam në vitet ’90. Për këtë arsye, stabiliteti I BE-së është prerekuizitë që Ballkani të mos jetë më në luftë. Shpresoj që Trump ta ketë kuptuar këtë”, shprehet ai.

Një pohim që duket se i bën vend logjikës, por që u kujton në bllok të gjithë ballkanasve se nuk shihen dot ndryshe veçse si vrasës të njëri-tjetrit nëse dikush nuk u mban në kokë shkopin e gomës.

http://www.politico.eu/article/jean-claude-juncker-upbeat-and-ready-for-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.