Bëmat IKTM-së, në pranga kryeinspektori i Vlorës

Postuar në 03 Gusht, 2017 15:08

Me kerkese te Prokurorise se Vlores, gjykata caktuar masen e sigurise "arrest me burg" per kryeinspektorin e Mbrojtjes se Territorit, Bashkia Vlore, Kledjon Rama, i dyshuar per "shperdorim detyre". 
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit 2017, janë referuar dhe regjistruar në regjistrin e veprave penale 81 (tetëdhjetë e një ) materiale për veprën penale të shkeljes së ligjshmërisë dhe standarteve teknike ne fushën e ndërtimit dhe urbanistikës, si dhe të evidentojë çdo ndërtim pa leje.
Nga administrimi i këtyre materialeve rezulton se ky institucion nuk ka mbajtur asnjë procedurë administrative në lidhje me 81 (tetëdhjetë e një rastet), për të cilat shërbimet e policisë gjyqësore kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.