Një fshesë në polici nuk mund të kalojë me dorëheqje

Postuar në 31 Korrik, 2017 22:24

Në fillim drejtorët e hipotekave, sot drejtorët e spitaleve rajonave. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga drejtuesit në fjalë marrjen e përgjegjësive administrative për dështimet dhe gjendjen skandaloze e cila në fakt është përgjegjësi qeverisëse. Megjithatë lëvizjet në fjalë kanë patur suksesin e vet në raport me qytetarët: edhe sikur të lexosh komente online vëren kënaqësinë dhe entuziazmin për këto shkarkime, që na japin të kuptojmë se deri ku ka mbërritur situata. Nga ana tjetër këtë drejtues që nuk po duan të mbrojnë veten në rrugë ligjore, sigurisht që nuk ka për ti mbrojtur askush, heshtja e tyre është pranim përgjegjësie që mbyllet këtu e me sa na merr mendja me një shumë jo të vogël të vënë mënjanë nga batërdia me paranë publike. 

Nuk është e qartë gjithsesi nëse këto masa që të kujtojnë lëvizjen antiburokraci në vitet '60 të shekullit të 20 do të kthehen në model, apo ato janë një furtunë për të mbyllur vitin me energjinë e ndryshimit. 

Në çdo rast, kemi të drejtë të shtrojmë pyetjen nëse kryeministri do të ketë vullnetin ta bëjë këtë shfaqje edhe me drejtorët e policive të cilët në muajin maj nuk e pati problem t'ia ofronte për zëvendësim PD. Lind kjo pyetje pasi situata e kanabisit në vend është e tillë që nuk përkon edhe aq me këmbënguljen e qeverisë për të mbrojtur imazhin e një policie që shërben. Së fundmi edhe drejtori i përgjithshëm Haki Çako pranoi implikime në trafiqe, vetëm se kësaj radhe ka një ndryshim të madh nuk mundet që të akuzosh për gjendjen e kanabisit dhe të këkrosh dorëheqje. Pasi kemi të bëjmë me të tjera çështje. Nëse do ta luajë edhe këtë skenë, atëherë kjo që po ndodh është më pak serioze nga sa mund të jetë gënjyer kush deri më tani. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.