Gjermania merr përsipër reformën në Inspektoriate

Postuar në 01 Gusht, 2017 18:39

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari njoftoi të martën për një takim të tij me ambasadoren e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz. Më shumë se takim bëhet fjalë për një raportim të zyrtarit shqiptar tek përfaqësia diplomatike e Gjermanisë në Shqipëri. Kjo për shkak të autorizimit që Berlini ka marrë nga qeveria shqiptare për të drejtuar reformën e inspektoriatave në Shqipëri. Njoftimi jep edhe detaje nga ndryshimet që pritet të përfshijnë inspektoriatet shtetërore të shtrira pranë qeverisjes qëndrore dhe asaj vendore. I gjithë reformimiti Sistemit të Inspektimit, bazohet në katër shtylla:

1. Ristrukturimi i Inspektorateve Shtetërore duke ulur numrin e tyre.

2. Ndryshimet e ligjit nr.10433, datë 16.06.2011, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, duke synuar futjen e elementëve të karrierës në punësim, e ngritjen në detyrë të Inspektorëve Shtetërore.

3. Fuqizimin e kapaciteteve digitale bashkëkohore për të kryer Inspektimet me dokumente standarde, metodika bashkëkohore, bazuar në risk, online, pranë biznesit e në prani të tij.

4. Domosdoshmëria për ngritjen e Laboratorëve Shtetërore të akredituara e të pavarura private për kryerjen e analizave të produkteve, objekte të inspektimit, me paanshmëri e në mënyrë shkencore.

Ambasadorja Gjermane garantoi se Gjermania në kuadër të Projektit të vlerësimit e hartimit të Strategjive për Luftimin e Korrupsionit do të ndihmojë Inspektoratin Qendror me projekte konkrete metodologjike e financiare për realizimin e kësaj reforme. Një reformë e ngjashme u trumpetua edhe 5 vite më parë duke reduktuar ndjeshëm numrin e inspektriatave, por pa ndonjë ndryshim thelbësor në funkssionimin e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.