Bullgaria e Maqedonia “pajtohen” me bekimin e BE-së dhe Gjermanisë

Postuar në 01 Gusht, 2017 17:29

Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruan të martën në Shkup marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me të cilën, dy vendet pretendojnë se i jepet fund mosmarrëveshjeve që kanë ekzistuar që nga pavarësia e Maqedonisë lidhur me gjuhën, kulturën dhe historinë e ndërsjellët.

Marrëveshja është nënshkruar në dy gjuhë, maqedonisht dhe bullgarisht nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, duke treguar se Sofja e njeh edhe zyrtarisht gjuhën maqedonase. Dokumenti i jep të drejtën dy vendeve që të kujdesen për pakicat e tyre në shtetet respektove, në përputhje me marrëveshjet dypalëshe dhe shumëpalëshe. Në nenin 11 të marrëveshjes thuhet se “Maqedonia konfirmon se në Kushtetutën e saj asnjë nen nuk mund dhe nuk duhet të interpretohet si përzierje në punët e brendshme të Bullgarisë, me qëllim mbrojtjen e statusit të personave që nuk janë shtetas të Maqedonisë”.

Në marrëveshje, veç tjerash qëndron se Bullgaria do të ndihmojë Maqedoninë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, pa vendosje të kushteve paraprake. Një nen tjetër i marrëveshjes parasheh formimin e një komisioni të përbashkët, i cili duhet të kontribuojë në interpretimin objektiv dhe shkencor të ngjarjeve historike dhe se Bullgaria e Maqedonia do të marrin pjesë në shënimin e ngjarjeve historike, raporton Radio Europa e Lirë.

https://www.evropaelire.org/a/maqedonia-dhe-bullgaria-arrijne-marreveshje-historike-/28652866.html

Kjo marrëveshje është shembull se si frenimi shumëvjeçar mund të shndërrohet në motor të bashkëpunimit dhe lidhjes mes popujve”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. “Pa ndërmjetësues, pa moderator, apo pa ndikime të tjera ne arritëm këtë marrëveshje, pasi vlerësuam se paqja, miqësia dhe fqinjësia e mirë janë më të rëndësishme se gjithçka tjetër”, tha kryeministri bullgar Borisov.

Marrëveshja nuk është mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, partia më e madhe opozitare e udhëhequr nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski. Sipas VMRO-së, marreveshja mund të kenë pasoja afatgjate ndaj interesave shtetërore dhe kombëtare të Maqedonisë si dhe për gjuhën, historinë dhe popullin maqedon.Bashkimi Evropian e ka përshëndetur Marrëveshjen bilaterale për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Kjo Marrëveshje e tregon vendosmërinë e dy palëve për tejkalimin e çështjeve bilaterale dhe paraqet inspirim për tërë rajonin. Ky është hap pozitiv për përparimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore të mira dhe e forcon perspektivën Euroatlantike të Ish Republikës së Jugosllavisë Maqedoni, në interes të qytetarëve të saj”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Federica Mogherinit dhe Johanes Han.

Ndërsa ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Zigmar Gabriel tha se “dy shtetet kanë dërguar sinjal për bashkëpunim të suksesshëm bilateral, por edhe rajonal të Ballkanit dhe integrimin e mëtjshëm të IRJ Maqedonisë në rrugën euroatlantike"

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.