Miliarda dollarë/vit humbje - pasojat ekonomike të pagjumësisë

Postuar në 31 Korrik, 2017 09:29

Gjumi ka rëndësi për shëndetin dhe më tej si rrjedhojë e kësaj edhe për ekonominë. Në një shkrim të Rand Corportation thuhet se në SHBA pamjaftueshmëria e gjumit është deklaruar si problem I shëndetit publik, përderisa 1/3 e amerikanëve në moshë të rritur nuk fle aq sa duhet në mënyrë të rregullt. Pagjumësia është një çështje problematike në shumë vende. Kompleksiteti i pasojave që sjell mungesa e gjumit në finale prodhon edhe kosto ekonomike. Për të bërë një vlerësim u ndoq një metodë e kombinuar e vlerësimit të faktorëve që çojnë në reduktim të orëve të gjumit, sëmundjeve që mund të pasojnë, produktivitetit të ulur si pasojë e pagjumësisë, të gjitha variable të sintezës përfundimtare.

Nga rezultatet e marra del se humbësja më e madhe është SHBA me 411 miliardë dollarë në vit, në vend të dytë është Japonia me 138 miliardë, Gjermania me 60 miliardë dhe Britania e Madhe me 50 miliardë dollar. Sipas studimit në fjalë ndryshimi në zakonin e gjumit mund të sjellë ndikime pozitive ekonomike. Konkretisht nëse individët që flenë më pak se 6 orë do të fillonin të flinin 6-7 orë në ditë, efekti pozitiv ekonomik për ekonominë e SHBA-së do të ishte 226.4 miliardë dollarë në vit, e gjitha e lidhur me efektivitetin. 75.7 miliardë për Japoninë, 34.1 miliardë për Gjermaninë dhe 29.9 miliardë për Britaninë e Madhe. Një tjetër tregues është domethënës për të kuptuar se çfarë ndodh: nga gjumi i reduktuar SHBA humbet në vit 1.2 milionë ditë pune pa folur këtu për rritjen e rreziqeve të vdekshmërisë. Është për t’u theksuar se një nga këshillat kryesore që jepen është reduktimi I kohës së kaluar me pajisjet elektronike.

https://www.rand.org/randeurope/research/projects/the-value-of-the-sleep...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.