Daçiç: Jo më luftë për Kosovën

Postuar në 31 Korrik, 2017 10:32

Zv.kryeministri i Serbisë, ministër i Jashtëm, Ivica Daçiç ka elaboruar përmes një shkrimi në gazetën “Blic” idenë e presidentit Vuçiç për një kompromis për Kosovën.

Përmes marrëveshjes mes serbëve dhe shqiptarëve është e mundur një zgjidhje permanente kompromisi, përfshirë një status special për kishat tona dhe manastiret dhe Komunitetin e Komunave Serbe në jug të Kosovës. Nëse nuk është e mundur nuk është se do të mërzitem, por do të përpiqem të kontribuoj në gjetjen e një zgjidhjeje të fundit realiste.

Kosova është vlera jonë por vetëm për aq sa ne vetë sillemi në atë mënyrë ndaj saj. Jemi ne që përcaktojmë vlerën dhe rëndësinë e saj me një kusht të vetëm, kushtin e të gjitha kushteve për të ardhmen tonë: Nuk duhet të jetë e përgjakshme dhe kjo është vija e kuqe”, shkruan Daçiç.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=07&dd=31&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.