Referendumi i pavarësisë së Katalonjës, Madridi i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Postuar në 30 Korrik, 2017 11:29

Qeveria spanjolle e drejtuar nga Mariano Rajoy po përpiqet të ndalë referendumin e pavarësisë së Katalonjës duke ndjekur rrugën ligjore. Pas një vendimi të marrë në parlamentin katalonjas që i hap rrugën ligjit për zhvillimin e referendumit që parashikohet të mbahet më 1 tetor, Rajoy njoftoi se ai dhe qeveria e tij do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij procedura e ndjekur nuk është e rregullt, pasi ajo nuk lë kohë për amendime dhe debat dhe sjell likujdimin e sovranitetit kombëtar. Po kështu ai ka dalë me këtë vendim pas këshillimit me një grup të posaçëm sipas të cilëve aktet e parlamentit katalonjas janë të pabaza dhe bien ndesh me Kushtetutën. Ky është një qëndrim politik, pasi të drejtën e vetëvendosjes nuk e ndal dot kush. Lideri katalanas Puigdemont shprehej muajin e kaluar se manovrat e Madridit nuk do të kenë asnjë efekt mbi vullnetin për të zhvilluar referendumin.

Situata është anormale pas ndërkohë që Rajoy paralajmëronte apelimin në Kushtetuese, parlamenti katalonjas adoptonte kodin fiskal në përgatitje të krijimit të administratës së vet të taksave. 
"Ne kemi nevojë për përmbajtje dhe arsye. Qeveria do ta mbrojë ligjin me qetësi dhe përmbajtje", tha Rajoy. 

Spanja përballet me të njëjtën situatë që u përball Britania në rastin e Skocisë dhe është ironike që ndërkohë që këto dy mbretëri kanë këtë problem, përballen me njëra tjetrën për Gjibraltarin. 

https://euobserver.com/beyond-brussels/138640

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.