Demografia e Europës po ndryshon si kurrë më parë

Postuar në 30 Korrik, 2017 16:41

Me krizën financiare dhe problemet e migracionit në Europë, po del në sipërfaqe edhe çështja e demografisë. Suksesi i partive nacionaliste qëndron pikërisht mbi ndërtimin e këtij ankthi që në Europë është jo i vogël. Qasja ndaj problemit demografik është delikate sepse ushqen politika të ndryshme që jo rrallë e kanë çuar kontinentin në luftë, por fakti që aktualisht në Europë po ndodh një proces tjetërsimi në planin demografik kjo është e vërtetë që nuk ka pse të mohohet.

Në një studim të përmbledhur publikuar këtë muaj nga një qendër studimore e re në Itali, “Machiavelli”, raportohet se Italia dhe Britania e Madhe, apo edhe Gjermania përballen me atë që quhet si zëvendësim popullsie.

Viti 2065 është kufiri kur balancat demografike do të jenë të tilla që do të kenë ndërruar pamjen e kontinentit, nëse treguesit ecin sipas këtij ritmi. Ja disa shifra: në vitin 1950 popullsia europiane përbënte 22% të popullsisë botërore, në vitin 2050 do të përbëjë 5%. Ajo afrikane ishte 9% dhe shkon në 25%. Në vitin 2065, përqindja e emigrantëve të brezit të parë dhe të dytë në Itali mund të arrijë në 40% të popullsisë së plotë, ndërkohë që ka një homogjenizim të emigracionit: n 10 kombësitë e para të emigrantëve përfaqësojnë 64% të totalit të tyre, kurse në vitet ’70 vetëm 13%. Rreth vitit 2065, britanikët nuk do të jenë më shumicë absolute në ishull, ndërkohë që sot fëmijët 5 vjeç në Gjermani janë në masën 36% fëmijë të imigrantëve.

Autori sugjeron se mbi këto shifra duhet ndërtuar debati dhe politikat për emigracionin, që po hyn në kufijtë e përballjes racore. Pra po zhvendoset nga dimensioni strikt ekonomik për t’u kthyer në problem social – politik. Çështja merr tjetër përmasë dhe duket se nuk ka kurë të thjeshtë për shkak të ritmit demografik europian: nëse mosha mesatare botërore është rritur me 25% në vitet 1950-2015, ajo europiane është rritur me 44%. Afrika bën përjashtim: mosha mesatare e saj ishte 19.3 vjeç në vitin 1950 është 19.4 në vitin 2015. Fryma e raportit e vendos demografinë europiane përballë dinamikës së demografisë afrikane, që ndahen nga “një det i ngushtë”.  Shtimi demografik afrikan  krijon situatë presioni të madh ekonomik dhe është faza fillestare e një vale emigrimi masiv që do të manifestohet me pamjet e zakonshme të lundrimit drejt Europës që po plaket. Projeksionet janë përherë pak teorike pasi nuk marrin parasysh ngjarje që mund të ndërpresin linearitetin statistikor por fotografimi i realitetit është i vërtetë: në 1 janar 2016, 48.4% e të huajve në Itali ishin nga Afrika, Azia, amerikat dhe Oqeania. Pra shënohet këto popullsia joeuropiane që implikon çështjen e racës. Fertiliteti në Itali është shumë i uët, 1.5 fëmijë për një grua, ndërkohë që numri i emigrantëve prezentë në vend në mënyrë permanente, në 1 janar 2017 ishte 5 047 028 ose 270% më shumë sesa në vitin 2002.

Shifrat nga një perspektive europiane e racës janë alarmante. Europa po ngjyroset nëse mund të përdorim një metaforë, ndërkohë që autori sjell një shembull nga historia për të dhënë të kuptohet se çfarë përmasash ka kjo që po ndodh: dyndjet barbare që sollën fundin e Romës – apo përkuan me rënien e saj dhe katalizuan një qytetërim të ri, romano –gjermanik, konsistonin në një numër popullsie që nuk i kalonte 5% të vendasve. Çfarë na thotë se me 20% që janë normalizuar në kontinent, diçka epokale do të ndodhë.

http://www.centromachiavelli.com/wp-content/uploads/2017/02/Dossier-2-Co...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.