Njerëzit nuk përjetojnë të njëjtat përvoja të Prag Vdekjes

Postuar në 27 Korrik, 2017 14:27

Një tunel dhe një dritë e fortë, ndjesi paqeje, shkëputje nga trupi. Këto janë disa nga shenjat që raportohen nga persona të ndryshëm që kanë përjetuar përvoja të prag vdekjes. Në një studim të publikuar në Frontiers in Human Neuroscience ka marrë në shqyrtim këto raportime për të kuptuar sa prej tyre janë universale dhe sa janë përvoja unike të një individi. Një nga çështjet më pak të studiuara është rregullsia e mundshme e shfaqjes së këtyre dukurive te personat që përjetojnë përvoja të ngjashme.

Për aq sa dimë, asnjë studim nuk ka hetuar rigorozisht nëse shfaqjet e Përvojës së Prag Vdekjes ndjekin një rend apo shpërndarje fikse. Synimi I studimit tonë ishte hetimi i frekuencës së shpërndarjes së këtyre tipareve, si globalisht dhe sipas pozicionit të tyre në narrative, ashtu edhe seskuencat më të raportuara”, shprehet Charlotte Martial nga Universiteti i Liege në Belgjikë.

Kërkuesit morën në shqyrtim rrëfimet e 154 individëve duke mbajtur shënim aspektet e përbashkëta në secilën prej tyre. U gjet se një person përjeton rreth 4 fenomene të ndryshme gjatë një përvoje të prag vdekjes. Më e shpeshta ishte ndjesia e paqëtimit(80%), drita e bardhë(69%) dhe takimi me një shpirt/njeri(64%), ndërkohë që dy përvojat më të pazakonta ishin mendime të përshpejtuara(5%) dge vizione paranjohëse(4%). Kronologjikisht u identifikua se në 1/3 e subjekteve shkëputja nga trupi ishte fenomenin i parë më i shpeshtë, ndërkohë që rikthimi në trup ishte fenomeni i fundit që përjetohej më i shpeshtë. Pra si mbyllje e përvojës. Statistikisht rezulton se përvoja e prag vdekjes shfaqet dhe mbyllet me shkëputje dhe rikthim në trup. Narrativa më e shpeshtë është: shkëputje nga trupi, tuneli, drita e ndriçuar dhe së fundmi paqja. Kjo sekuencë u raportua në 22% të pjesëmarrësve në studim. Nuk ka një përvojë universale te të gjithë individët duke sugjeruar kështu se përvoja të tilla ndjekin modele unike. Pra fenomenet e përjetuara mund të jenë të njëjta, por rendi i përjetimit të tyre nuk është i tillë.

http://neurosciencenews.com/near-death-experience-7180/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.