Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë. 500 milionë dollarë më shumë sesa Bill Gates

Postuar në 27 Korrik, 2017 22:35

Pas një rekordi për vendin e parë si njeriu më i pasur në planet, drejtuesi i Microsoft, Bill Gates, ka zbritur në vend të dytë. Ai është zëvendësuar nga drejtuesi i Amazon, Jeff Bezos, pasuria e të cilit vlerësohet në 90 miliardë dollarë, ose 500 milioë më shumë sesa ajo e Gates. Lëvizjet në bursë të martën, rritën aksionet e Amazon me 1.6% që e përkthyer në pasuri të shtuar për Bezos shkon në 1.4 miliardë dollarë më shumë. Gates kryesonte listën e revistës Forbes për 18 vjet në 23 vitet e fundit dhe mbretërimit të tij i ka ardhur fundi. Mirëpo duhet thënë se deri në fund të vitit 2016, Gates ka dhënë 31.1 miliardë dollarë për bamirësi përmes Giving Pledge, një lëvizje që e ka krijuar bashkë me miliarderin tjetër, Warren Buffett. Bezos nga ana e tij ka dhuruar 100 milionë dollarë për bamirësi. Vendi i parë për Bezos vjen një muaj pasi ai njoftoi se Amazon do të blejë linjën e supermarketev organike Whole Foods.

http://www.nbcnews.com/business/business-news/jeff-bezos-now-world-s-ric...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.