Cassini zbulon në Titan molekulën që mendohet se katalizoi krijimin e jetës në Tokë

Postuar në 27 Korrik, 2017 23:56

Sonda Cassini ka zbuluar në pjesën e sipërme të atmosferës së Titanit, hëna më e madhe e Saturnit -një molekulë e cila mendohet se ka katalizuar format e para të jetës në Tokë. Studimi i publikuar në Astrophysical Journal Letters raporton për zbulimin e joneve negative të zinxhirit karbonik, molekula linerare që shërbjnë si bazat e krijimit të molekulave më komplekse, sipas gjasave bërthamat e fillimit të jetës. Shkencëtarët thonë se zbulimi është befasues pasi jonet në fjalë janë shumë radioaktive dhe nuk duhet të zgjasnin në atmosferën e Titanit përpara se të kombinohen me materiale të tjera.

Gjurmimi i tyre u bë nga spektrometri i Cassini-t nga një distancë prej 950-1300 km. Atmosfera e Titanit është e përbërë nga një shtresë e ngjeshur nitrogjeni dhe metani dhe mendohet se imiton atmosferën e hershme të Tokës, përpara periudhës së oksigjenimit. Nga kjo pikëpamje Titani është një model studimor, një laborator natyror kozmik për të kuptuar më mirë evolucionin atmosferik të plantetit tonë.

https://phys.org/news/2017-07-cassini-universal-driver-prebiotic-chemist...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.