Tensioni në Gjrin Persik, Emiratet financojnë dokumentar kundër Katarit: Organizoi sulmet e 11 shatorit

Postuar në 25 Korrik, 2017 15:07

Kriza e fundit në Gjirin Persik, ku Katari i është nënshtruar një embargoje të drejtuar nga Arabia Saudite, arrin në pika të reja. Sky News Arabia, një televizion që zotërohet pjesërisht nga familja mbretërore në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka njoftuar publikimin e një dokumentari të quajtur: “Katari…rruga për në Manhatan” sipas të cilit akuzohet shteti i vogël arabik si përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit. Ai përqendrohet në vizitën e Khalid Sheikh Mohammad në Katar në vitin 1996 si dhe mbështetjen që ky i fundit i dha personit në fjalë. Por edhe Doha ka replikuar teksa përmes një shkrimi të ambasadorit të vet në SHBA, Sheikh Meshal bin Hamad Al Thani në Wall Street Journal më 18 qershor ku akuzoheshin Emiratet e Bashkuara për sulmet e 11 shtatorit në kullat binjake. Revista “Foreign Policy” shkruan se nga 19 pjesënarrësit në sulm, 15 ishin sauditë, 2 nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe asnjë nga Katari.

http://foreignpolicy.com/2017/07/24/new-uae-documentary-claims-qatar-com...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.