Rama përkthen Vuçiçin. Kryeministri shqiptar kërkon një protagonizëm të vockël në një debat që lidhet me Kosovën

Postuar në 25 Korrik, 2017 13:49

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në profilin e vet në Facebook një shkrim të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili u bën thirrje serbëve që të nisin një dialog të brendshëm për Kosovën. I vlerësuar si një hap që do të çojë patjetër në njohjen e Kosovës si shtet, Vuçiç po synon të neutralizojë kundërshtitë iracionale, duke nënvizuar disa herë se “Serbia nuk është më e dobët”.

Presidenti serb fton qytetarët e vendit të tij që mendojnë ftohtë për të shmangur gabimet e së shkuarës. Shkrimi duket se ka entuziazmuar kryeministrin e Shqipërisë, që kërkon një protagonizëm të vockël që këtë që po ndodh e që në fund u përket serbëve dhe kosovarëve, e mandej të tjerëve.

Zyra e tij ka përkthyer të gjithë shkrimin, duke shërbyer si burim qarkullimi të tij në media, një shprehje kjo e politikës së jashtme të personalizuar dhe e faktit se Procesi i Berlinit ka ngarkuar palët me detyrime.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.