Kongresi amerikan miraton sanskione të reja për Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut

Postuar në 25 Korrik, 2017 23:42

Kongresi amerikan ka miratuar me shumicë absolute votash 419-3 vendosjen e sanksioneve të reja për Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut. Ky është një hap tjetër që provon tensionin e lartë në marrëdhëniet ndërkombëtëre, por edhe probleme jo të vogla brenda vetë SHBA. Kështu raportohet se Kongresi e detyron presidentin e SHBA-së që të kërkojë miratim paraprak për heqjen eventuale të sanksioneve, duke kufizuar Donald Trump për çdo iniciativë në këtë drejtim. Vetë Shtëpia e Bardhë përmes zv. Sekretares për Shtypin, Sarah Huckabee Sanders deklaroi se Presidenti Trump është dakord me sanksionet dhe nuk ka ndërmend t’i heqë, por duhet parë se cili është intereresi më i mirë për amerikanët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.