Falimenti moral i BE-së

Postuar në 25 Korrik, 2017 08:45

Në një opinion publikuar në “Project Syndicate”, Chris Patten, ish-komisioner i BE-së për punët e jashtme, flet për krizën morale të BE-së. Sipas tij politika e unionit po tregëton modelin e të mirave material për të humbur busullën e orientimit moral në një botë që ka përherë e më shumë nevojë për një Europë të fortë.

Patten, e cilësin këtë reduktim të projektit europian duke e quajtur “bashkim doganor I glorifikuar”, ndërkohë që vende si Kina, Turqia dhe më afër, Hungaria apo Greqia, po ofrojnë ose po lëvizin në kërkim të alternativave.

BE-ja nuk po arrin dot të disiplinojë rendin brenda vetes, nuk është e aftë të formulojë një politikë të vërtetë përtej klisheve të fjalës integrim dhe bashkim.

Një dekadencë e tillë në politikën e jashtme kërcënon të minojë pretendimin e BE-së si një bashkësi vlerash dhe jo thjeshtë si një bashkim doganor i glorifikuar. Siç e dimë ne nga vitet 1920 dhe 1930, ndërsa dekadenca ushqen më shumë dekadencë, bota bëhet gjithnjë e më e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Është koha për Europën – në të cilën duhet të bashkohet Shtetet e Bashkuara pasi Presidentin Donald Trump të mos jetë më president – të rigjejë busullën tonë morale edhe një herë”, shkruan ai.

https://www.project-syndicate.org/commentary/western-tolerance-illiberal...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.