Serbët, të ftohtë edhe me BE-në. Vetëm 49% pro anëtarësimit

Postuar në 24 Korrik, 2017 16:05

Shumica e serbëve nuk do të votonin për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Sipas një sondazhi të organizuar nga Ministria e Ingegrimit Europian në Serbi, 49% e serbëve janë dakord për anëtarësimin, ndërkohë që 51% që nuk janë dakord mbeten shumicë. 66% e serbëve mendojnë se duhen kryer reforma por pa u vendosur këto në lidhje me çështjen e anëtarësimit në BE. 27% e serbëve kundërshtojnë anëtarësimin, 13% nuk do të votonin nëse do të mbahej një referendum për këtë çështje dhe 11% nuk dinin të përgjigjeshin.

Një opinion I ndërthurur që ndryshon nga vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor, apo edhe me botën shqiptare që është në përgjithësi pro hyrjes në unionin europian.  

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=07&dd=24&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.