Nën sipërfaqen e Hënës mund të ketë sasi të madhe uji

Postuar në 24 Korrik, 2017 23:21

Kërkues nga universiteti Brown në SHBA sugjerojnë se nëntoka e Hënës mund të ketë sasi të madhe uji. Ata aknë shfrytëzuar të dhëna satelitore për të studiuar depozitat piroklastike në satelitin natyror të Tokës, që konsistojnë në shtresa shkëmbore të formuara nga shpërthime të mëdha vullkanike. Më herët janë identifikuar gjumë të ujit akullnajor në polet e Hënës, por uji për të cilin flasin kërkuesit e Brown është krijuar me gjasë nga hidrogjeni që vjen nga erërat diellore. Uji mendohet se ndodhet në mantelin e Hënës që mendohet se është depozituar aty përpara solidifikimit përfundimtar të saj.

Ne vëzhgojmë ujë në depozitat që janë në sipërfaqe por këto depozita janë rezultat i magmës që vjen nga brenda Hënës. Për shkak se produktet e magmës përmbajnë ujë, brendia e thellë e Hënës duhet të ketë ujë”, shprehet Ralph Milliken, gjeolog.

Një mënyrë për të konkluduar se në Hënë ka ujë është matja e reflektimit të dritës që emetohet nga zonat me sipërfaqe të nxehtë. Nëse ky është një hap që në një farë mënyre apo tjetër provo ekzistencën e ujit, mënyra sesi uji u krijua apo u depozitua nuk ka përgjigje.

Përgjithësisht mendohet se ngjarja që krijoi Hënën ishte shumë energjetike me çlirim nxehtësie që uji të mbetej aty, por ai është. Një mundësi është që uji u depozitua në Hënë pas ngjarjes në fjalë, por përpara ftohjes së saj, me gjasë nga goditje të trupave qiellorë që bartin ujë si asteroidët dhe kometat”, shton gjeologu në fjalë.

https://www.space.com/37596-moon-interior-could-have-water.html?utm_sour...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.