1.1 miliardë faqe web. Google më i klikuari me 28 mld vizita mujore

Postuar në 24 Korrik, 2017 12:50

Interneti është i hapur për të gjithë, por trafiku, klikimet pra, që përcaktojnë edhe fluksin e parasë, është privilegj i disave. 1.1 miliardë faqe ëeb në të gjithë rrjetin, ose një në 7 persona që jetojnë ka faqen e tij. Ja një statisitikë që flet për atë që solli interneti. Po trafiku si shpërndahet? Ngado që ta rrotullosh muhabetin del te një fjalë: Google.

Google vetë ka 28 miliardë vizita mujore. Pas tij vjen Youtube që zotërohet po nga Google, me 20.5 miliardë vizita. Google kontrollon edhe 2 të tjera që janë në 100 vendet e para: Blogger dhe Google User Content. Gjigandët kanë dominimin e mendjes dhe klikimeve: Verizon kontrollon Huffington Post dhe AOL.com, por edhe Yahoo dhe Tumblr. Infografiku bazohet nga Alexa, një faqe analitike që bën matje, por të cilat nuk kanë konsensusin e të gjithëve. 

http://www.visualcapitalist.com/100-websites-rule-internet/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.