Letër e hapur e Sigmar Gabriel për turqit e Gjermanisë

Postuar në 22 Korrik, 2017 21:09

Në një letër të hapur në gjuhën gjermane dhe turke,  botuar në gazetën Bild, ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, siguroi tre milionë turq që jetojnë në Gjermani se ndryshimi në politikën gjermane ndaj Ankarasë nuk është kundër tyre: "Ju na përkisni ne”, thotë Gabriel, "keni ose apo jo një pasaportë gjermane. "

Ndryshimin e kursit të Berlinit, Ministria e Jashtme gjermane e arsyeton me burgimin e "qytetarëve të pafajshëm gjermanë" në Turqi. “Qeveria gjermane nuk mund të mbetet vetëm vëzhguese, por duhet të të "mbrojë" qytetarët e saj. Prandaj ne po rishqyrtojmë bashkëpunimin me Ankaranë - 'mbi të gjitha' do të rkonsiderojmë ndihmën financiare - dhe do të kërkojmë nga BE të kete një qëndrim të qartë”-shkruan Gabriel.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.