Skafisti nga Fieri, autor i dyshuar i ngjarjes në tre ishujt e Ksamilit

Postuar në 22 Korrik, 2017 17:32

Vdekja tragjike e 15 vjeçares ruse Ksenia Riok në bregdetin e Ksamilit ka si autor të dyshuar Ermal Fatajn. I riu ofronte guida me skafin e tij perreth tre zonës së tre ishujve, siç duket edhe në këtë foto të postuar nga vetë ai në rrjetet sociale. Pas ngjarjes 31 vjeçari u përpoq të fshehë mjetin lundrues, çka e bëri policinë të dyshojë se është pikërisht ai personi që aksidentoi për vdekje adoleshenten ruse.

Dëshmia e Fatajt është mjaft e rëndësishme per hetimin pasi pritet të zbardhë të gjithë dinamikën e ngajrjes. Gjatë kqyrjes së mjetit lundrues policia gjeti në helikën e skafit të Fatajt flokë të cilat janë dërguar për ekspertim në laboratorin e policisë. Vetem pas krahasimit me flokët e viktimes mund të thuhet se ato i perkasin 15-vjecares dhe të hidhet më shumë dritë mbi të vërtetën.

Ajo që konfirmon grupi hetimor është se turistja e cila ishte duke notuar në det ka humbur jeten si pasojë e goditjeve te forta me mjete prerëse në kokë dhe trup. Nga verifikimet e policisë rezulton se 15 vjeçarja ka qënë duke u larë me nënën e saj në det dhe në një moment është larguar me not deri në hapsirën ujore ku parkohen mjetet lundruese. Në atë kohë nëna e adoleshentes vërejti një mjet lundrues që kaloi  me shpejtësi dhe qe dyshohet se  goditi me helikë 15 vjeçaren.

Por ajo cka e veshtirëson hetimin e prokurorise është prishja e pajisjes se ekspertimit ne laboratorin e policisë. Burimet sqaruan për Tv Klan se ajo mund te rikthehet në gjendje pune pos 3 ose 4 javesh. Për këtë fakt deri ne rregulllimin e saj hetimi mbetet pezull ose prokuroret do te kerkojne nje rruge alternative për ta kryer kete ekspertim.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.