Rritja e çmimit të ujit dhe ajo që sot e quan veten Opozitë

Postuar në 22 Korrik, 2017 14:37

Sot u bënë të njohura disa të dhëna dokumentare që provojnë se rritja e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë ka hyrë në procedura zyrtare në Bashkinë e Tiranës.

http://www.respublica.al/2017/07/22/veliaj-rrit-edhe-%C3%A7mimin-e-ujit-...

Teknika me të cilën u operua në këtë drejtim është tipike për një njeri si Erjon Veliaj: në koordinim me sazet mediatike të tij u ngrit alarmi i rremë për lidhjet e paligjshme në Tiranë. Bashkia kaloi në aksion për prerjen e tyre, pa na dhënë ndonjë materila që të shohim efektin dhe tani del në dritë çështja e rritjes së çmimit. E njëjta teknikë u ndoq edhe në rastin e energjisë elektrike. U nis aksioni nga qeveria, kapeshin njerëz pa përkrahje dhe rraseshin në burg. Ky operacion batakçinjsh me uniformë dhe pushte politik u quajt reformë për të kaluar mandej te rritja e çmimit. Sigurisht, kryeministri këtë e quajti mesatarazim.

Por përpara se të vihej te kjo masë, pushteti aktual anashkaloi premtimin për uljen e TVSH-së, premtim të cilin kryeministri aktual me një lehtësi shumë komike e konsideroi si “projeksion paralaktoral”. Gënjeshtër e pastër,  pasi ulja e TVSH-së nuk është projeksion, por vendim që hyn në fuqi menjëherë. Projeksion është parashikimi për rritjen ekonomike. Katër vite kaluan, TVSH-ja nuk u ul, as për energjinë dhe as për mallrat e shportës. Çmimi po, njësoj siç po veprohet me ujin. Dhe nuk është rastësi që kjo ndodh sapo ka kaluar procesi zgjedhor. Emrin kësaj sjellje secili mund t’ja vërë vetë, përtej votës qindra mijëshe që dha për qeverinë që po bën shtet.

Problemi këtu është konkret: miratimi i tarifës së re për ujin e pijshëm do të bëhet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në të cilin PS-ja ka 25 vende, PD-ja 19, LSI-ja 13 dhe PDIU 3. Pra opozita, ose ajo që sot thotë se është opozitë ka 32 vende dhe ky moment është ai për të cilin opozita duhet të shprehet.

http://www.panorama.com.al/keshilli-i-ri-bashkiak-ne-tirane-42-19-per-te...

Në një prononcim për ResPublica këshilltari demokrat Leonard Olli deklaroi se PD-ja është kundër rritjes së çmimit. Bashkia sipas tij nuk ka përmirësuar asgjë, thjesht sjell propozimin për rritjen e çmimit. Një politikë që nuk diskutohet por thjesht dredhon argumenteve duke ngritur tymin e grafikëve si ato të tipit “në Kamëz uji është më shtrenjtë se në Tiranë”.

Rritja e çmimit të ujit është një masë që do të rrisë patjetër kostot e jeteës në kryeqytet, kostot e përditshme, përfshirë disa mallra të shportës. Pak rëndësi duket të ketë kjo për një parti ku një prej deputetëve të saj, Erjon Braçe deklaronte se “lekë kanë, ndaj po paguajnjë energjinë”.  Aq më pak rëndësi ka kur vota jepe badihava pa lexuar mirë se çfarë ndodhi në katër vjet dhe duke u gajasur pas tutave dhe batutave, ndërkohë që xhepi sa vjen dhe boshatiset. Në çdo rast, PD-ja dhe LSI-ja sot kanë në dorë në mos frenimin e kësaj politike me ujin e pijshëm të cilin Bashkia ka detyrim ta garantojë si furnizim për 24 orë, hapjen e një diskutimi publik. Pasi nëse do të paguhen më shumë para, kjo nuk ka pse të bëhet pse ka vendosur Erjon Veliaj me ndonjë tjetër, por sepse ka një studim për këtë.  Përndryshe PD-ja që sot na predikon moralin e një partie që mendon për njerëzit, le të mbyllet në serën ku u zhyt në katër vite dhe t’i bëjë freskun e duhur Erjon Veliajt, edhe pse sot e shan në gazetën “RD”, apo dikush për arsye që i di vetëm ai(ndoshta) e quan Lal Plehu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.