Presioni amerikan jep efekt, Serbia dorëzohet për statusin e punonjësve rusë në Nish

Postuar në 21 Korrik, 2017 12:40

 

Vizita e Aleksandër Vuçiç në SHBA dhe takimi me zv.presidentin Mike Pence, ka nisur të japë rezultatet e para. Si fillim u njoftua se paketa e armatimeve nga Rusia, përfshirë sistemin S 300, do të dorëzohen brenda vitit. Diçka që shihet si kundërveprim i Moskës ndaj aspeketeve pozitive të vizitës në SHBA të presidentit serb. Por nga ana tjetër, këmbëngulja amerikane për të sqaruar njëherë e mirë statusin e punonjësve të Qendrës Humanitare në Nish, të cilët kanë imunitet diplomatic, ka detyruar serbët ta marrin atë në shqyrtim në nivel qeveritar.

Nuk është as normale dhe as nuk e kuptoj se përse amerikanët i kundërvihen imunitetit për punonjësit e Qendrës Humanitare në Nish”, citohet zv.kryeministri serb, Ivica Daçiç. Ai ka shtuar se kjo çështje do të jetë shpejt në diskutim në qeveri. Çështja ka krijuar shumë paqartësi, pasi për qeverinë serbe një status të tillë e gëzojnë edhe përfaqësues të Kryqit të Kuq Ndërkombëtr dhe se fundmi edhe përfaqësuesi i FRONTEX. Përfaqësues të ambasadës amerikane në Serbi, vizituan qendrën e Nishit dhe dhanë rekomandimin se “nuk kishte arsye pse punëonjësit të kishin imunitet diplomatik”.

Sipas marrëveshjes mes Serbisë dhe Rusisë, parashikohet imuniteti diplomatik, paprekshmëria e dokumenteve dhe korrespondencës, mbrojtje dhe akomodim privat njësoj si për misionet. Nëse ata e fitojnë statusin e kërkuar, punonjësit e qendrës nuk do të jenë të detyruar të dëshmojnë në gjykatat serbe ndër të tjera.

Ajo që bën përshtypje është ndërhyrja brutale e amerikanëve në emër të interesave të veta duke mbuluar mandej çdo gjë me predikimet për demokraci. Ndonëse Vuçiç deklaroi pas takimit me Pence se “ne kemi politikën tonë të pavarur” është e qartë se kjo pavarësi është e rreme në një botë që sa vjen dhe po flak tej çdo normë dhe etikë të një marrëdhënieje reciproke.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.