Përse Rama nuk reagon ndaj denoncimeve të Braçes për Panaritin?

Postuar në 21 Korrik, 2017 23:31

Pak ditë më parë kryeministri shkarkoi publikisht drejtorin e Agjencisë së Legalizimeve në Berat pas denoncimit nga një e moshuar se kishte 5 vjet që zvarritej për të marrë lejen e legalizimit. Rasti u trajtua edhe nga vetë kryeministri si shembulli i ndëshkimit për ata që kanë abuzuar me postin dhe detyrën shtetërore, të cilit kryeministri i quan ndryshe grabitqarë dhe parazitë. Mënyra që u zgjodh nuk ishte e restësishme, por një inkurajim për qytetarët dhe rolin që ata do të kenë në platformën e bashkëqeverisjes për “Shqipërinë që Duam”, moto e fushatës në 25 qershor. Mbi këtë platformë u hartua edhe një liste me 100 persona, funksionarë publikë që sipas qytetarëve nuk kanë treguar se meritojnë detyrën e shërbëtorit të shtetit. Lista u publikua mbi arsyetimin se kanë qenë denoncime të qytetarëve dhe tashmë priten verifikime.

Por denoncime publike për zyrtarë apo ministra të paaftë nuk ka patur vetëm nga qytetarët, por edhe nga deputetë. Erion Braçe përmes një postimi të gjatë denoncon hapur për paaftësi ministrin e Bujqësisë, Edmon Panariti. Ja se çfarë thotë Braçe në një postim në FB.

Ti nuk ke lidhje me bujqesine, me firmat po. Ne fakt, ty te kerkojne te pergjigjesh per tjeter gje; prej dy ditesh, per ceshtjen e 90 hektareve dhene Balilajve ne Permet, larg prej zones se tyre te influences. Dhe jo vetem ato xhanem; jane edhe 60 hektare te tjera te shkolles se mesme bujqesore te Sarandes, te cilat, kane pesuar te njejtin fat! Te te pyes Edmond; Perse nuk flet ti per keto qindra hektare super toka bujqesore? Se pertej tyre, jane 26 mije hektare qe tu besuan ty te beje ekonomi me to!!

Ju e dini bujqesine lope dhe, cicat e lopeve frigorifer ku depozitohet qumeshti e nuk prishet, tamam kur fabrikat shpallin pushim per shkak te tregut te taposur nga bulmeti me niseshte apo qumesht pluhur, i pademshem per shendetin sipas teje. Por ka edhe nje arsye tjeter; ti nuk je ministri i bujqesise, minister eshte ai tjetri! Ai eshte per te vendosur, ti je per te firmosur, ai eshte per te ndare tokat, ti je per te heshtur, ai eshte per te ndare parate, ti je per tu ankuar per parate.

Akuzë e drejtëpërdrejtë  për ndarje parash,tokash,  favorizime për të kërkuar për trafik droge dhe paaaftësi. Dhe akuzat vijnë nga një deputet që ka patur edhe detyrën e Komisionit të Ekonomisë në parlament. Kryeministri nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave edhe pse kanë qenë publike. Pyetja që ngrihet është Përse kryeministri nuk e pushon që sot Panaritin? Mos ndoshta Braçe nuk është komentues serioz apo mashtron? Përgjigjen mund ta japë vetëm kryeministri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.