FP: NATO është e vjetëruar. “Mbrojtja hibride, një domosdoshmëri”

Postuar në 21 Korrik, 2017 14:09

Mark Galeoti, një ekspert i njohur në çështjet e sigurisë dhe ato ruse, shkruan në një artikull në revistën “Foreign Policy” për rolin e NATO-s në sigurinë e Europës, rol i cili nuk përshtatet më me sfidat e luftës hibride. Galeoti i jep të drejtë presidentit amerikan Trump për faktin se NATO është e vjetër, por në kuptimin se infrastruktura e saj e stërmadhe ushtarake nuk është më edhe aq e nevojshme. Në kohën e sotme, është e nevojshme që Perëndimi të adoptojë një minimum për atë që quhet “mbrojtja hibride” që përfshin shërbimet policore, shërbimet e kundërspiuanzhit dhe agjenci të ngjashme. Lufta e sotme nis nga minimi në sektorin politik, teknologjik dhe informatik, ndaj sipas Galeotit drejtimi i mbrojtjes përmes mekanizmave të Luftës së Ftohtë nuk është më i përshtatshëm.

Aleanca ka pranuar së fundmi se kërcënimet kibernetike mund të vënë në lëvizje Nenin 5, që është angazhim i përbashkët në konflikt, çka sugjeron se rreziqet e reja janë eminente dhe po lexohen si të tilla. Një mënyrë për ta kuptuar këtë është edhe fakti se anëtarësimi në NATO është një garanci e fuqishme, por vetëm e pjesshme. Rasti i Malit të Zi e shpjegon këtë. Anëtarësimi i tij në aleancë e ka shpëtuar nga operacionet e hapura nga rusët, por kush i ndalon këta të fundit të minojnë qeverinë? Sipas Galeotit mjaftonte destabiliteti i këtij vendi për të përhapur valë destabilizuese në mbarë rajonin. Nga një vëzhgim i kryer rezulton se thuajse të gjitha vendet e NATO-s investojnë më shumë në sektorin policor sesa atë të sigurisë, edhe pse policia ndikon në “sigurinë hibride” meqenëse krimi shihet shpesh si mjet i aktiviteteve ruse. Një polici e stërvitur mirë garanton përgjigjet e duhura edhe në raste krizash. Por në drejtim të kundërspiuanzhit vendet europiane investojnë 0.07% të GDP-së. Galeoti sugjeron që investimet në këtë drejtim dhe në adoptimin e mbrojtjes hibride të shikohen si politika të përbashkëta, edhe pse duhet thënë se mbetet shumë e çuditshme sesi gjithë ky transformim të shikohet në funksion të Rusisë, që atribuohet kështu me kapacitete të ekzagjeruara.

http://foreignpolicy.com/2017/07/20/trump-nato-hybrid-warfare-hybrid-def...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.