Zv. ambasadori amerikan Muniz vendos etiketën: KORRUPSION

Postuar në 20 Korrik, 2017 09:46

Zv.ambasadori amerikan në Tiranë, David Muniz, i ka dhënë një intervistë “Gazeta Shqiptare” përmes së cilës përcjell disa opinione për zhvillimet në Shqipëri. Pikë së pari, Muniz ka vlerësuar procesin zgjedhor të 25 qershorit, duke e cilësuar atë “impresionues”.

Disa nga anëtarët e ekipit tonë nxorën në pah shkelje të caktuara, parregullsi të caktuara dhe ne e vumë re këtë edhe nga komentet e disa misioneve të tjera. Por, ashtu siç e nënvizoi edhe deklarata jonë, në fund të zgjedhjeve, këto nuk ndikuan në rezultatin final të zgjedhjeve dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Duke marrë për bazë standardet këtu në Shqipëri, këto zgjedhje ishin shumë të mira”, shprehet ai.

Kur vjen puna tek invetsimet amerikane në Shqipëri, pranohet se ato janë të ulëta, por një arsye për këtë është korrupsioni i përhapur në Shqipëri.

Është çështja e korrupsionit për të cilën është folur shumë sa u takon investimeve të huaja. Kjo adreson çështjet që kanë të bëjnë me tenderat publikë dhe çështjet e lidhura me të drejtën e pronës, të cilën mund ta diskutoj më në detaje. Por këto janë gjëra që ne i dëgjojmë vazhdimisht nga investitorët amerikanë dhe për të qenë të sinqertë, edhe nga disa investitorë të huaj jo-amerikanë. Çështja e korrupsionit është shumë e përhapur këtu. Të krijon përshtypjen se Shqipëria është një vend, që ndoshta nuk do të bëjë biznes sidomos me kompani të mëdha, të cilat kanë edhe opsione të tjera. Një gjë e tillë mund të bëjë që ta kalosh Shqipërinë dhe të shikosh diku tjetër”, shprehet ai.

Tjetër problem është pronësia, fizike dhe intelektuale. Në një shtet që ka nxjerrë në ankand territorin me legalizime pa fund, siguria për pronën dhe të drejtat ndaj saj janë përherë të vëna në dyshim. Tenderat publikë janë po ashtu gangrenë më vete.

Një nga gjërat që ne fort besojmë është se nëse amerikano-shqiptarët do të kenë mundësi të kthehen në Shqipërinë dhe të investojnë, kjo do të ishte një gjenerator shumë i rëndësishëm për më tepër investime dhe zhvillim. Ata mund të japin kontribute të rëndësishme. Por shumë herë, ne dëgjojmë nga investitorët amerikano-shqiptarë se ata trajtohen, sipas pikëpamjes së tyre, ndoshta edhe më ashpër se sa kompanitë e mëdha amerikane kur kthehen në vendin e tyre”, shprehet Muiz.

Intervista e plotë mund të lexohet këtu:http://www.gsh.al/2017/07/20/zvambasadori-i-shba-korrupsioni-i-perhapur-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.