Shpresa për identifikimin e hershëm të Alzheimer përmes analizave të gjakut

Postuar në 20 Korrik, 2017 09:25

Një lajm i mirë nga mjekësia. Kërkues në universitetin e Washingtonit – St. Louis – sugjeron se shenjat e para të prekjes nga Alzheimer mund të gjurmohen në analizat e gjakut. Sipas këtij ekipi matja në gjak e amyloid beta mundëson potencialisht zbulimin e normave të larta të kësaj substance në tru apo në lëngun cverebrospinal.

Rezultatet tona tregojnë se ky test gjaku për amyloid beta mund të zbulojë nëse amyloid beta ka nisur të grumbullohet në tru. Kjo është shumë emocionuese pasi ndihmonë për skanim të shpejtë dhe pa kosto të njerëzve që kanë rrezik të zhvillojnë Alzheimer”, shprehet drejtuesi i kërkimit, Randall J. Bateman.

Alzheimer aktualisht diagonsitikohet përmes skanimit PET që është i shtrenjtë dhe invaziv, ai kërkon procedurë mjekësore të specializuar dhe nuk është 100% i sigurtë.

Sëmundja ka si specifikë shfaqjen e vet simptomatike shumë vonë, ndërkohë që dekada përpara sesa personi i prekur të shfaqë konfuzion dhe humbje memorieje, në trurin e tij vendosen pllaka të një proteine – amyloid beta që mendohet se ndikon në përparimin e sëmundjes. Studiuesit morën në shqyrtim 41 njerëz të moshës 60 vjeç e lart. 23 rezultuan pozitiv me amyloid beta çka ishte identifikuar te këta edhe përmes skanerit. Për të matur nivelin e amyloid beta, pastrimin ose jo të saj, kërkuesit morën 20 kampione gjaku nga secili person gjatë harkut kohor të 234 orëve. U zbulua se nivelet e amyloid beta 42(përbërëse e pllakave në tru që shkaktojnë dëmtime neurologjike) në krahasim me amyloid beta 40 ishin 10-15% më të ulëta te njerëzit që kishin pllaka. Niveli u ulët i variantit 42 nënkupton se ai tashmë ka nisur të depozitohet në formë pllakash dhe nuk arrin të pastrohet përmes gjakut. Kërkuesit thonë se ndonëse diferenca nuk është e madhe, testi jep besim se mund të identifikojë shenjat e sëmundjes apo të krijimit të kushteve për të shumë më herët dhe shumë më lirë sesa deri më tani.

https://medicalxpress.com/news/2017-07-blood-key-alzheimer-marker.html

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.