Monitorimi i BE-së, Shqipëria e fundit për cilësinë e plazheve

Postuar në 17 Korrik, 2017 17:59

Raporti i Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) dhe Komisioni Europian e rendit Shqipërinë të fundit në Europë për numrin e plazheve të pastra që ofron. Në vendin e parë renditet Luksemburgu me 100% të ujit të pastër në vijën e brendshme ujore, i pasuar nga Malta (99%), (Qipro 99%), Greqia (97%) dhe, Kroacia (94%)etj.

Ajo që shihet është se fqinjët tanë me të cilët pretendojmë të konkurojmë në sektorin e turizmit janë në pozita shumë më të favorshme se Shqipëria për cilësinë e ujit të plazheve. Si Greqia, ashtu dhe Kroacia apo Italia janë me mbi 91% të plazheve me ujë të cilësisë së shkëlqyer.

Por ndonëse BE na vlerëson me notë negative për cilësisë së ujerave bregdetare, Agjencia qeveritare Kombëtare e Mjedisit na prezanton një realitet tjetër në të dhënat e saj mbi Satcionet e Monitorimit të Bregdetit. http://www.akm.gov.al/bregdete.html. Kështu vija bregdetare nga Veliopja në Sarandë vlerësohet me cilësi shumë të mirë të ujit të plazheve në shumicën e pikave. Vetëm 3 pika (Kanali i Çukës në Sarandë, Kompleksi Xhardino në Durrës dhe  Shkolla e Marinës në Vlorë) janë me cilësi të mirë dhe 2 me cilësi shumë të keqe të ujit, (Plazhi i Zhironit në Durrës dhe ai i Kanalit të Plepave në Durrës).

Një imazh aspak i mirë për bregdetin shqiptar që në sytë e europianëve është më pak i përshtatshmi për t’u larë. Gjithkush do ishte i prirur t’u besonte më shumë të dhënave të institucioneve europiane sesa atyre që raporton Agjencia Kombëtare e Mjedisit, që edhe në këtë pikë dëshmon se ka standard tjetër për qytetarët shqiptarë nga ai që ka Bashkimi Europian.

https://www.eea.europa.eu/highlights/more-european-sites-meet-excellent

Comments

Submitted by Oriana (not verified) on

Zoterinj te nderuar te gjithe portaleve , perfshire edhe kete tuajin !!!

Ju lutem lexojini mire dhe me profesionalizem gjithe raportet qe ju refroheni sa me siper. Raporti ne fjale bazohet ne te dhenat e plazheve per kater vitete e fundit ( referuar direktives kuader te BE-se per ujeral lares) dhe jo vetem vitit te fundit. Sa per dijenine tuaj ujerat bregdetare lares gjate vitit 2016- te ne Shqiperi kane pasur permiresim te ndjeshem dhe kjo fale investimeve ne infrastrukturen e perpunimit te ujerave te zeza ne keto zona. Kjo gje cilesohet ne Raportin e ujerave lares te Agjencise Europaine qartesisht. Ndoshta ate faqe nuk e keni lexuar, elbethe. Por duke qene se vleresimi behet per kater vitet e fundit, te dhenat mesatarizohen dhe vleresohen ne baze kater vjecare. Dihet se ujerat bregdetare lares gjate vitit 2013- 2014 vecanerisht kane pasur probleme kyresisht ne zonen e Duresit, ku ndodhet edhe numri me i madh i stacioneve te monitorimit te cilesise se ujerave bregdetare lares. Kjo ka bere qe te ule ne nivel mesatareje cilesine e tyre per shkak te ketyre dy viteve problematike ne vleresimin e pergjithshem te kater viteve.
Nese do ishit kaq te interesuar mund te kishit bere nje kerkim apo kerkuar sqarime tek institucionet shqiptare pergjegjese per keto te dhena dhe jau sqaronin ata per sa kohe nuk jeni ne gjendje ta beni vete. Por kjo nuk do te thote qe jeni te lire te spekuloni hapur dhe paturpesisht.
Zoterinj lexoni mire raportet dhe metodologjine e perdorur te vleresimit pastaj nxirni konkluzione.

Submitted by redaksia on

Nuk po spekullon njeri paturpersisht. Raporti eshte aty edhe pse nuk ju pelqen fare. Sa per vitin higjenik 2016 kam pervojen time personale ne Ksamil dhe Sarande. Me mire nuk po e them, por meqe vini ketu dhe beni thirrje per te gjithe, edhe une po bej thirrje:

Mos u lani ne Sarande dhe ne Ksamil. Zgjidhni plazhin e Pasqyrave dhe te Manastirit. Arsyen ua jep nje maske dhe nje pale kembeza me te cilat mund te shihni se cfare behet nen siperfaqen ku laheni. Miqesisht! 

PS: Zonja apo zoti Oriana, jeni i/e mirepritur qe te sillni nje opinion apo shkrim tuajin me te dhena konkrete, raporte e ccfare te deshironi per temen ne fjale. Te mira! 

Submitted by Andreas (not verified) on

Une jam zhytes profesionist, madje pak me teper, trainer. Natyrisht jo me patentat qe jep Xhemali me djalin e tij ne Shqiperi, po me patente internazionale SSI. Kam "monitoruar" per gati gjithe 15 vjeçarin e fundit(dy vitet e fundit jo se nuk jam kthyer me per pushime) bregdetin e jugut dhe gjeja e pare qe kam konstatuar me deshperim, eshte sasia impresionuese e mbetjeve plastike dhe shtrirja tej mase e madhe e tyre deri ne 5-6 milie nga bregu.
Deri 3-4 vjet me pare, miq te mite nga Vlora, shkonin per te peshkuar naten pas Karaburunit pasi per peshk brenda gjirit te vlores, as qe behet fjale qe 20 vjete e ketej. Peshkimi naten eshte shume me frutdhenes pasi peshku ka nje fare torpitje kur i drejton driten e dores dhe vritet kollaj. Por ne dy vjeçarin e fundit me thone qe nuk shkojne me as ne Karaburun se edhe atje nuk ka me asgje.
E gjithe kjo zhdukje tragjike e peshkut, qe eshte nje gjenocid i vertete, nuk ka lidhje as me peshkimin me dinamit sepse ky ndikon negativisht per pak kohe, as nga peshkimi me peshkarxha sepse shqiperia ka nje flote peshkimi inekzistente, po thjesht dhe vetem nga ndotja absurde dhe e pamase e detit. Deti Adriatik po edhe ai Jon deri diku, jane kthyer ne diskarika masive jo vetem te palstikes qe duket me nje maske te thjeshte, po te nje sasie kimikatesh e mbetjesh industriale te papara ndonjehere ne nje hapsire kaq te vogel. Per te kuptuar nese nje det eshte i paster apo jo, mjafton te shikosh nese ka peshk ne te apo jo. Peshk nuk ka!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.