Gjendet në tunelet e Mosulit 16-vjeçarja gjermane

Postuar në 19 Korrik, 2017 12:37

Para rreth një viti, një 16 vjeçare nga Gjermania, filloi të flasë në internet me rekrutues të Shtetit Islamik.  Përqafoi Islamin, filloi të mësojë arabishten, u vesh me burkën muslimane dhe mori me vete Kuranin.  Vajza flokëverdhë me sy me ngjyrë, Linda Ventsel nga qyteti i vogël Poulsnitz, u betua për besnikëri ndaj al-Baghdadi dhe u bë një  prej të rejave europiane të rrjeshtuara në radhët e ISIS.
Një ditë iku nga shtëpia dhe gjurmët e saj u zhdukën. Pas një viti vajza u gjet në Mosul në një tunel të ndërtuar nga xhihadistët që së bashku me gratë e tjera të luftëtare të ISIS. Ato ishin të armatosura dhe të pajisura me eksploziv.
Siç transmetojnë mediat ndërkombëtare, të gjithë gratë u arrestuan të enjten e kaluar dhe sipas autoriteteve ato ishin pjesë e "policisë morale" të grave  të Mosulit.
Sipas Daily Mail, e gratë e tjera që u gjetën në tunelin e Mosulit ishin me  me origjinë nga Rusia, Turqia, Kanadaja dhe Çeçenia. Berlini konfirmoi fotot e dërguara nga irakianët, dhe verifikoi zyrtarisht se vajza ishte  Linda Ventsel. 
Pas zhdukjes, ajo kishte hyrë listën e të dyshuarve që mund të bëheshin pjesë e sulmeve terroriste në vendin e saj.
"Kur nuk  kthye dhe kuptova se nuk do të kthehej kurrë, thirra policinë. Në dhomën e saj ata gjetën një fotokopje të biletave ajrore të fshehura nën dyshek. Isha e shtangur, vajza ime nuk kishte vjedhur dhe as  kishte gënjyer ndonjëherë. Unë jam e shkatërruar nga fakti se vajzës ime iu bë shplarje truri"- deklaroi nëna e 16 vjeçares për mediat gjermane. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.