SHBA nuk përjashton përfshirjen e opozitës në qeveri

Postuar në 18 Korrik, 2017 19:20

Në kohën kur shumica  nuk ka hedhur asnjë hap për të formatuar qeverinë dhe kur ministrat e Partisë Demokratike vijojnë të jenë në kabinetin Rama, Shtetet e Bashkuara inkurajojnë vazhdimin e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës duke mos përjashtuar ospionin e përfshirjes së opozitës në qeveri.  Zv/ndihmës sekretari amerikan Hojt Yee tha për Zërin e Amerikës se i takon kryeministrit të vendosë nëse do të kërkojë ministra nga opozita.

“Ne shpresojmë që të ketë një qëndrim përfshirës, që qeveria të bëjë përpjekje të punojë me opozitën dhe pale të tjera që nuk janë në partinë ose koalicionin në pushtet, në mënyrë që të gjejë një mënyrë për të arritur konsensus të mjaftueshëm në vendime të rëndësishme. A bëhet kjo me emërime apo përmes dialogut normal politik, me kompromise, me zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, ka shumë mënyra për të arritur konsensus. Ne besojmë se qëllimi i çdo lloj kompromisi, duhet të jetë realizimi i reformave, të shënohet përparim drejt synimit për t’u futur në Bashkimin Evropian, për integrimin e mëtejshëm evropian”

Zyrtari i Dash që luajti një rol vendimtar në zgjidhjen e krizës parazgjedhore në Shqipëri theksoi se Shtetet e Bashkuara presin fillimin sa më shpejtë të reformës në drejtësi, duke shtuar se Uashingtoni do të vazhdojë ta mbështesë këtë proces.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.