"Nuset" e ISIS, viktimat e heshtura të Shtetit Islamik

Postuar në 18 Korrik, 2017 12:08

U mashtruan,  braktisen jetët e tyre në vendet ku ishin, u martuan me xhihadistët e të vetë-vetëquajturit "Shteti Islamik" dhe u vendosën në Raka të Sirisë. Jeta e tyre nuk ishte ajo kishin imagjinuar dhe ëndërruar kur morën vendimin për të jetuar në pseudokalifatin e ISIS. 
Sot që Shteti Islamik ka humbur territoret ato janë strehuar në kampet e refugjatëve që kanë krijuar kurdët. Dhe ndoshta do të qëndrojnë atje për një kohë të gjatë, pasi nuk janë të "mirëpritura" në vendet e tyre.

Ekipi i CNNI vizitoi kampin e refugjatëve ku takoi të venë franceze e një xhihadisti që ëndrronte të rikthehej në Mesdhe e veshur me rroba banje, një mësuese siriane e martuar me një xhihadist nga Maroku dhe  tre motrat indoneziane, të mashtruara nga xhihadistët. Francezja kujton ditën kur mbërriti në Raka. Ajo u vendos në një konvikt femrash, bashkë me shumë gra të tjera. Nga atje luftëtarët kalonin dhe zgjidhnin nuset e ardhshme.

Me rrethimin e Rakas, dhjetëra "nuse" filluan të largohen me fëmijët e tyre. Disa prej tyre paguan kontrabandistët për t'i nxjerrë nga qyteti, duke u drejtuar në kampet e ngritura nga kurdët në qytetin Ain, 50 milje në veri të Rakas. Një nga këto gra është Saida, me origjinë Montpellier në jug të Francës.
"Unë e dua jetën, e dua punën, i dua xhinse e mia, dua grim tim, dua prindërit e mi", thotë Saida, e cila mban një shami me lule në kokë. "Dua që të kthehem të mart makinën time dhe të udhëtoj për në vendlindjen time", thotë ajo. Saida rrëfen se bashku me burrin xhihadist paguan $ 6,000 për trafikantët, për t'i nxjerrë jashtë qytetit. Ai vdiq gjatë udhëtimit, duke e lënë të vetëm të përballet me vështirësitë.

Ndërsa Mei, mësuesja angleze thotë se nuk ishte në kërkim të dashurisë kur shkoi në Raka. Qëllimi i saj ishte të linte Sirinë dhe të vendosej në Turqi pas vdekjes së burrit të parë në qytetin Homs. Ato presin riatdhesimin dhe Shpresa e vetme është lidhja me ambasadat e vendeve të tyre për të shpëtuar nga makthi i Shtetit Islamik. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.