Ligji për kamerat, Gjykata Kushtetetuese rrëzon ankimimin e Shoqatës së Tregëtarëve

Postuar në 18 Korrik, 2017 15:43

Ligji për kamerat e sigurisë në mjediset private është kushtetues. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar të gjitha kërkesat për të shfuqizuar ligjin për kamerat e sigurisë që u depozituan në formën e një ankese nga Shoqata e Tregëtarëve

Tregtarët e quajtën antikushtetues detyrimin për të vendosur kamera sigurie me pamje video me cilësi të lartë dhe për të vendosur në dispozicion të drejtesise në çdo rast pamjet.  Filmimi gjatë gjithë kohës në ambientet publike për tregtarët është një shkelje e të drejtave të njeriut. Por nuk ka qenë e këtij mendimi Gjykata Kushtetuese e cila e la në fuqi ligjin. Pas hyrjes në fuqi tani çdo biznes i parashikuar në ligj është i detyruar në instalimin e këtyre kamerave, në të kundërt gjobat variojnë nga 5 mijë deri në 100 mijë lekë”, raporton Top-Channel.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.