Ndodh edhe kjo, pallate të ndërtuara në vitet '80 nuk figurojnë në asnjë dokumentacion

Postuar në 17 Korrik, 2017 10:36

Janë ndërtuar në vitet ’80, por nuk figurojnë në asnjë dokumentacon zyrtar. Bëhet fjalë për pesë pallate në Bradashesh të Elbasanit ku prej gati 40 vjetësh jetojnë 41 familje të cilët nuk bëhen dot pronarë pasi “shteti” nuk ka inventar për godinat që ka ndërtuar vetë(me kontribut vullnetar). “Reporter.al” raporton se një mënyrë për të zgjidhur këtë situatë absurde është fitimi i pronësisë me parashkrim.

“Ndërtimi i 5 pallateve pranë ish-kombinatit Metalurgjik në Bradashesh të Elbasanit ka filluar në vitin 1976 për të përfunduar në vitin 1987. Ishin vetë banorët, punëtorë të industrisë, që ndërtuan me punë vullnetare këto pallate. Në atë kohë përfituesit morën një autorizim dhe në vitin 1992 mësuan se apartamentet  iu falën me një vendim të qeverisë së atëherëshme. Apartamentet duheshin privatizuar dhe pas shumë kërkesave në ish komunën Baradashesh, në vitin 2015 kjo e fundit mori vendimin nr.51 në 15 qershor 2015 për kalimin e ndërtesave në privatizim. Vendimi sipas banorëve mori dhe konfirmimin e ligjshmërisë nga ana e prefektit. Por me zgjedhjet vendore të 2015 dhe reformën territoriale dokumentacioni i kaloi bashkisë Elbasan dhe përpjekja e familjeve të pallateve të Bradasheshit për të përfituar të drejtën e pronës në këto pallate filloi nga e para. Bashkia dhe njësia administrative pas kërkesës së banorëve kanë konfirmuar se nuk disponojnë asnjë dokumentacion dhe se këta të fundit duhet t’i drejtoheshin gjykatës…Aktualisht 5 pallatet e Bradasheshit sipas të gjithë dokumentacionit të grumbulluar nuk ekzistojnë në asnjë institucion, edhe pse prej gati 40 vjetësh në to banojnë 42 familje”, raporton “reporter.al”.  E çuditshme kur mendon se në pallate shërbehet energjia elektrike dhe uji i pijshëm edhe pse Shqipëri hesapi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.