Fukuyama: Sulmi ndaj medias dhe gjyqësorit, bllokimi i transparencës – simptoma autoritarizmi

Postuar në 17 Korrik, 2017 12:13

Francis Fukuyama, autori i librit të njohur “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit” ka folur në Sarajevë edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Ai mori pjesë në një workshopin “Ballkani Perëndimor – e ardhmja e integrimit”, organizuar nga “European Western Balkans”, për të cilën dha edhe një intervistë të posaçme.

I pyetur për qasjen që duhet të ketë BE-ja dhe a duhet të këmbëngulë ajo në përmirëismin e standardeve të jetesës apo duhet ta kushtëzojë pranimin me reformat demokratike, Fukuyama shprehet:

Mendoj se BE-ja ka një kritere shumë të mira për anëtarësimin…Problemi ka qenë diçka ndryshe. BE-ja nuk bëri asnjëherë parashikime për vendet që anëtarësohen në të dhe mandej rrëshqasin në praktikat e këqija. Ka ende shumë korrupsion në Rumani dhe Bullgari dhe ka shumë vendime jodemokratike në Hungari dhe Poloni dhe BE-ja nuk ka një mënyrë për të disiplinuar anëtarët që ecin në këtë rrugë

I pyetur nëse ka një ngjashmëri me praktika të tilla rruga që po ndjek presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe atë që ndiqte ish-kryeministri maqedonas, Gruevski, politilogu thotë që “Po”.

Po, mendoj se ka ngjashmëri. Ata janë të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe kanë përdorur mandatin e tyre për akumuluar pushtet. Kjo është në thelb historia…Ata thjesht duan të qëndrojnë në pushtet kështu mendojnë me vete “Si do qëndroj në pushtet – mirë, duhet të sulmoj median nëse janë kritike me mua. Nëse transparenca prek interesat e mia, atëherë do ta bllokojmë. Nëse gjyqësori qëndron në rrugën time apo të gjërave që dua të bëj, nëse gjykatat më qepen mua, apo miqve të mi, atëherë duhet t’I heq qafe”. Autoritarizmi është thjesht një rritje natyrale e dëshirës për të fuqizuar pushtetin dhe për ta mbajtur atë

Fukuyama shprehet se sistemi liberal do të mbijetojë edhe pse njerëzit vetë kanë interest ë çojnë përpara liritë e tyre, por ai ka pranuar se 25 vite më parë kur shkroi librin e shumëdebatuar, ai nuk mori në konsideratë degradimin institucioneve demokratike, siç edhe po ndodh sipas tij në SHBA aktualisht.

https://europeanwesternbalkans.com/2017/07/17/ewb-interview-fukuyama-pop...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.