“Skllevër” nga Koreja e Veriut dërgohen për punë në Rusi

Postuar në 17 Korrik, 2017 16:48

New York Times dhe Reuters, raportojnë se punëtorë nga Koreja e Veriut punojnë gati si skllevër në Rusi. Në vendin e tyre, kushtet janë aq dëshpëruese sa do të paguanin para për t’u larguar prej andej. Punëtorët përfitojnë  vetëm një pjesë të vogël të rrogës së tyre, pasi pjesa tjetër shkon me udhëheqësin Kim Jong dhe qeverinë e tij. Sipas raportit të Data Base Center for North Korean Human Rights, e cila ka selinë në Korenë e Jugut, regjimi komunist i Penianit merr 80% të pagës së shtetërore dhe të paktën 30% të pagës së ndërtuesve.

Si të mos mjaftonte kjo, punëtorët e Koresë së Veriut janë të detyruar të paguajnë para shtesë për shpenzimet e jetesës dhe duke nënshkruar një deklaratë besnikërie ndaj regjimit të atdheut të tyre. Organizata humanitare e Koresë së Jugut vlerëson se me dërgimin sistematik të punëtorëve në Rusi, Peniani përfiton të paktën $ 120 milion në vit.

Është e vështirë të vlerësohet saktësisht se sa koreanoveriorë punojnë në Rusi. Studime nga Koreja e Jugut llogarisin rreth 50.000 ndërsa sipas vlerësimeve të tjera të shkojnë në mes 30 000-40 000 njerëz. Punëtorët e Koresë së Veriut raportohet të kenë kontribuar në ndërtimin e një stadiumi për vitin e ardhshëm të Kupës së Botës dhe ndërtimin e  apartamenteve luksoze në Moskë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.