Sekretariati i Energjisë mund të penalizojë Shqipërinë

Postuar në 16 Korrik, 2017 17:58

Në ditët e para pas fitores së zgjedhjeve, kryeministri Rama dhe ministri i Energjisë Gjiknuri u kujdesën të rkthejnë në detyrë drejtorin e OSHEE-së Ardian Çela, ndonëse në serinë e prioriteteve ishin çështje të tjera.Shqipëria nuk ka përmbushur si duhet angazhimet për liberalizimin e tregut të energjisë. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, ndryshe nga herët e tjera, në raportin e monitorimit të vendeve në Ballkanin Perëndimor, këtë vit kritikon Shqipërinë.

Në rastin e ndarjes të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë në dy kompani, Sekretariti shprehet se është duke marrë masa penalizuese, pasi ndarja duhet të kishte ndodhur që në mars. Entela Çipa, Këshilltare për çështjet e Energjisë në qeveri, thotë se çdo gjë është gati, por situata zgjedhore ka bërë që disa akte të mos miratohen nga parlamenti.

Ministria e Energjisë pranon që nuk ka realizuar kushtin i cili detyron bizneset e mëdha që të gjejnë vetë burimin e  furnizimit me energji. Afati që qeveria ka lënë për këta sipërmarrës është shtatori i këtij viti. “E kanë kërkuar bizneset, nuk mund të falimentojmë dot bizneset e mëdha që mbajnë ekonominë e vendi”-shprehet Entela Çipa për Tv Klan

Sekretariati i Energjisë tërheq vëmendjen edhe për krijimin e bursës së energjisë sëbashku me Kosovën. Edhe pse angazhimi është marrë nga të dy vendet, deri më sot nuk është bërë asnjë hap, thotë raporti.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.