Punët fine të Jacques Biederer

Postuar në 16 Korrik, 2017 19:35

Vitet ’20-’30. Fotografitë janë të çekut Jacques Biederer që dëshmon sy të vërtetë artisti në realizimin dhe rrokjen e duhur të sensualitetit. Femrat performojnë në studio që marrin kuptimin e një mjedisi para-pornografik, por pa shkelur kufirin ku çelet “sekreti” që qëndron poshtë fustanit. Ndoshta kjo u jep fotove një frymëmarrje etorike dhe sensuale: femra sapo është dorëzuar, por asgjë nuk ka filluar ende. Ndihmuar kjo edhe nga fiziku i femrës së atëhershme: gjoks i vogël, gjerësi në vithe dhe këmbë të kolme. Një derdhje e bustit që nuk ka shumë të përbashkëta me femrën e epokës së unisex apo të pantallonave. 

Fati i fotografit është padyshim pjesë e pornografisë mizore të shekullit të 20-të: si hebre ai përfundoi i ekzekutuar në Auschwitz.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.