Ndahet nga jeta fituesja e vetme femër e çmimit Fields në matematikë

Postuar në 16 Korrik, 2017 12:30

Universiteti i Stanford në SHBA njoftonte dje se është ndarë nga jeta Maryam Mirzakhani, pedagoge e matematikës. Ajo vdiq në moshën 40 vjeçare si pasojë e sëmundjes së kancerit.

Mizrakhani ishte fituese e çmimit Fields në Matematikë në vitin 2014, çmim i cili është ekuivalneti i Nobelit në këtë fushë, ku vlerësohen më të mirët.  Ajo është femra e vetme që nga viti 1936, kur edhe u themelua ky çmim, që e ka fituar atë, ndaj edhe ndarja nga jeta para kohe ka një rëndësi edhe simbolike për komunitetin e matematikanëve. Ajo u specializua në matematikën teorike, konkretisht në modulet e hapësirës, teorinë Teichmüller, gjeometrinë hiperbolike, teorinë Ergodic etj.. Puna dhe arritjet e saj vlerësohen se kanë implikime në studimin e numrave të thjeshtë dhe kriptografinë.

http://news.stanford.edu/2017/07/15/maryam-mirzakhani-stanford-mathemati...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.