Turqia e polarizuar një vit pas grushtit të shtetit

Postuar në 15 Korrik, 2017 12:01

Një vit pas grushtit të dështuar shtetit , Erdogan duket të jetë në kulmin e pushtetit të tij.Për të festuar përvjetorin e kësaj ngjarje Erdogan kërkoi arrestimin e 105 personave që punojnë në sektorin e IT dhe që dyshohet se kanë të bëjnë me përpjekjen e korrikut të kaluar. Mbrëmjen e 15 korrikut, 2016, banorët e të dy qytetetve më të mëdha të Turqisë  u zgjuan nga tingujt e avionëve luftarakë që flutoronin mbi shtëpitë e tyre.  Një grup ushtarëkësh të cilët e quanin veten "Këshilli i Paqes në vend" deklaruan se morën pushtetin  dhe se dëshironin të rivendosnin demokracinë.

Nga jugperëndimi i Turqisë Erdogan u bëri thirrje mbështetësve të tij në  Twitter për të dalë në rrugë. Dhjetëra mijëra njerëz iu bindën thirrjes së tij. Herët në mëngjesin e 16 korrikut të puçistët u detyruan të dorëzohen. Disfata e grushtit të shtetit u prit nga Erdogan si një fitore e forcave demokratike në Turqi.

Përgjigjia e autoriteteve ishte e shpejtë.  Më shumë se 50 000 persona u arrestuan dhe më shumë se 100,000 u dëbuan ose pezulluan. U përndoqën masivisht mbështetësit e pretenduar të Gulen, kurdët, gazetarët që kritikonin qeverinë turke, apo edhe anëtarë të organizatave joqeveritare.Një vit më vonë ka zëra që thonë se grushti i shtetit dështoi në Turqi ishte asgjë më shumë se një përpjekje e orkestruar nga Erdogan, i cili drejtoi shfaqjen për të persekutuar opozitën.

Ushtria, e cila është përgjegjëse për shumë grushte shteti në historinë e Turqisë është reformuar plotësisht.  Pas referendumit të prillit kompetencat e presidentit turk janë forcuar dhe ai mund të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2029. Këto zhvillime kanë polarizuar shoqërinë turke mes përkrahësve dhe kritikëve të Erdogan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.