Trashëgojmë më shumë sesa vetëm genet e prindërve

Postuar në 15 Korrik, 2017 10:23

Kërkues nga Instituti Max Planck për Imunologjinë dhe Epgenetikën kanë arritur në përfundimin se instruksionet epigenetike transferohen nga brezinnë brez. Deri më sot debati rreth kësaj çështjeje ka qenë i përqendruar në faktin nëse ndryshimet epigenetike, që janë në thelb memorizim nga qelizat i ndryshimeve të imponuara nga stili i jetës, dieta, stresi etj.,kalon apo jot e pasardhësit. Pra a jemi në diçka më shumë sesa thjesht kombinim genesh të prindërve? 
Me sa duket po dhe sidomos memoria epigenetike e nënës është shumë e rëndësishme. Modifikimet epigenetike luajnë rol të madh në shprehjen e geneve: ato janë madje një ndër përgjegjëset për sëmundjet në brezat pasardhës. 
 http://www.respublica.al/2016/11/15/gjenet-nuk-thonë-gjithçka

Njerëzit kanë 250 tipe qelizash. Është mekanizmi epigenetik ai që rregullon aktvizimin ose jo të proteinave që funksionalizojnë shprehjen e geneve. Procesi në vetvete krijon një model tipik të sekuencave aktive dhe inaktive të AND-së për çdo tip qelizor. Çdo proces gjatë jetës krijon memorien epigenetike që çon mandej në shprehi genetike. 
Ekipi I kërkesve në Institutin Max Planck përdori mizat e frutave për të kuptuar sesi këto modifikime epigenetike transmetohen nga brezi në brez. Ata u përqendruan në një modifikim të caktuar, të quajtur H3K27me3 qe gjendet edhe te njerëzit. Ajo alternon kromatinën, amballazhi i AND-së në bërthamat. 
Kërkuesit gjetën se këto modifikime ishin prezente në qelizat e vezës së nënës edhe pas fertilizimit, ndonëse shenja të tjera epigenetike ishin fshirë. 
“Kjo dëshmon se nëna i kalon shenjat e veta epigenetike te pasardhësit. Por ne jemi të interesuar të dimë nëse këto shenja bëjnë ndonjë gjë me rëndësi në embrion”, shprehet një ndër autorët e studimit, Fide Zenk. Ekipi zbuloi se heqja e H3K27me3 gjatë zhvillimit të hershëm të embrionit, nuk e lejonte këtë të fundit që të zhvillohej deri në fund. Ky konstatim çon në përfundimin se informacioni epigenetik që trashëgohet nga nëna është i rëndësishëm në zhvillimin e vetë embrionit. 
Kështu epigenetik e prindit kryen funksione transkoduese dhe është pjesë e pandarë e procesit embrionik, që është në fakt vetë jeta dhe riprodhimi. Ndërhyrja në një mënyrë apo tjetër në këto mekanizma, çon drejt sëmundjeve si kanceri dhe diabeti, apo sëmundjet autoimune, pasi genet dhe sekuencimi i tyre në AND janë nëpjë gjë dhe aktivizimi i tyre sipas udhëzimve që na vijnë nga prindërit në formën e një kujtese është tjetër gjë. Dhe shumë e rëndësishme madje.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Filozofia popullore e thote: c'del nga macja, gjuan per minjte!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.