Lista e "zezë" e kryeministrit dhe një direktivë e fundit europiane

Postuar në 14 Korrik, 2017 18:53

Në kulmin e debatit që ka shpërthyer në Shqipëri pas publikimit të listës së zyrtarëve apo nëpunësve publikë që janë denoncuar nga qytetarët për sjellje të paligjshme apo afera korruptive (kjo me kërkesë të qeverisë shqiptare), diskutimi për Etikën  apo ligjshmërinë e këtij Akti vlen të shtrohet sipas standardeve të BE-së, të gjithëpranuara si të paanshme. 

Gazeta greke "Kathimerini" ka si artikull qendror të saj një Direktivë të re, të nxitur nga autoritetet rregullatore të BE-së, që ndalon punëdhënësit të kërkojnë informata për të punësuarit, në llogaritë e tyre personale në rrjetet sociale. Në mënyrë të veçantë, sipas Financial Times, punëdhënësit që kontrollojnë profilin e një punonjësi të ardhshëm në Facebook ose Twitter, para se të marrin një vendim përfundimtar mbi emërimin e tij mund të shkelin ligjin europian.

 http://www.kathimerini.gr/918372/article/epikairothta/kosmos/mploko-ee-s...

Sipas një studimi të kryer nga kompania online e rekrutimit CarrerBuilder, ku morën pjesë 2.000 punëdhënës, rreth 60% e tyre shqyrtonin llogaritë personale të punonjësve të ardhshëm për të gjetur informacion para se të ndërmerrnin një rekrutim. Për të reduktuar këtë mënyrë të përzgjedhjes së kandidatëve, BE-ja  vendosi të forcojë kuadrin e mbrojtjes së të dhënave personale.

Rasti shqiptar që lidhet me publikimin e listës me 100 emra funksionarësh publikë në Facebook nga kryeministri dhe rastet europiane janë të ndryshëm por bashkohen në një pikë, atë të Mbrojtjes së të dhënave personale në rrjetet on line. Në këtë frymë ishte dhe ligji që propozi një vit më parë qeveria shqiptare, por që nuk gjeti zbatim për shkak të paaftësisë së qeverisë për t'i qëndruar vetëm direktivës europiane. 

Direktiva e lëshuar nga autoritetet europiane thekson se para se qytetarët të aplikojnë për të gjetur punë në një kompani, ata duhet së pari të jenë të informuar se kompania që do t'i rekrutojë ka për qëllim të hetojë profilin e tyre në mediat sociale. Gjithashtu, punëdhënësit nuk mund të detyrojnë punonjësit të pranojnë kërkesat e tyre për të qenë miq në rrjetet sociale. Grupi i punës që mbikëqyr shkrimin e kësaj direktive mund të marrë pjesë në krijimin e një ligji të ri dhe më të rreptë evropian që mund të hyjë në fuqi në maj 2018.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.