Vrasja e supozuar e Erdogan, arrestohet regjisori i filmit (Video)

Postuar në 14 Korrik, 2017 12:32

Regjisorit turk Ali Avtsi i janë vënë prangat pas shfaqjes së trailerit të filmit "Zgjimi" që përshkruan se si do të kishin shkuar gjërat nëse grushti i shtetit i vitit 2016 do të kishte përfunduar me sukses.
Skenari tregon fundin e regjimit të Erdogan me anëtarët e familjes së tij të vrarë dhe vetë Erdoganin me pistoletë në kokë pasi kapet nga organizatorët e grushtit të shtetit. 
I titulluar Uyanış "Zgjimi", filmi përmban skena që tregojnë puçistët duke vrarë familjen e Erdogan. Në fund të trailerit Erdogan shfaqet i gjunjëzuar me një pistoletë në kokë. Avtsi u arrestua në shtëpinë e tij, ku  ishte me Fethullah Karampimper, i cili gjithashtu kërkohet për lidhjen e tij me rrjetin e Gulen, raportoi agjencia Anadolu. Karampimper u përpoq t'i shpëtojë arrestimit, por sipas të njëjtit burim, të dy burrat u dërguan në stacionin e policisë.
Avtsi ishte edhe producent i filmit të «Reis» (Udhëheqësi), kushtuar jetës së Erdogan. Ky film rrëfen jetën e presidentit turk nga fëmijëria e tij në rrethinat e Kasimpasa në Stamboll, deri në periudhën që ishte kryebashkiak i Stambollit nga viti 1994 deri në 1998.
 

Comments

Submitted by hi (not verified) on

Keni nje gabim te ky lajmi jo per fajin tuaj por ngaqe nuk e njihni mire turqine
kete skenen e vrasjes e ka deshiruar vete Erdogani ne film ne menyre qe te viktimizohet para popullit
Arrestimin e ka bere sepse filmit nuk ia vari kush
Arrestimin e ka bere si kim Jong Un per deshtim

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.