Fillojnë "sukseset" e policisë me drogën

Postuar në 14 Korrik, 2017 11:00

Qeveria është zotuar se ky vit do jetë epilogu i luftës kundër drogës. Dhe s'ka si të jetë ndryshe, tani që shumica ka hequr nga këmbët ata që e pengonin të luftonin drogën. Policisë i duhen prova për t'u atashuar me një imazh të ri, që ndonjëherë ka më shumë vlerë se rezultatet. Mbrëmë u raportua për kapjen e tonelatave drogë në Vlorë e Kavajë, operacione që i përshëndeti edhe kreu i Policisë Haki Çako, duke folur për një polici që po përmbush mësimet dhe detyrat e kryeministrit Edi Rama

Ashtu sikurse ju e dini dhe jeni pjesë e operacioneve të kontrollit të territorit në mbarë vendin për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Njëkohësisht, pas analizës së bërë deri tani rezulton një situatë optimiste, por që nuk mund të na bëjë të flemë mbi dafina, pasi do ta çojmë këtë operacion deri në fund dhe i kemi premtuar për ta realizuarme sukses këtë prioritet të qeverisë shqiptare nën vëmëndje dhe kujdes të veçantë të kryeministrit shqiptar por edhe të detyrave dhe prioriteteve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”- deklaroi Çako.

Operacioni i policisë u zhvillua gjatë natës në Llakatund të Vlorës, gjatë të cilit flitet se janë sekuestruar rreth 15 tonë kanabis ka vënë në pranga së paku dy efektivë të policisë dhe kryeplaku i fshatit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.