Suksesi “i madh” i samitit të Triestes i përkthyer në shifra

Postuar në 13 Korrik, 2017 11:42

Samiti i Triestes që u prezantua si një hap bujar i Europës për të afruar Ballkanin në gjirin e saj,  u shërbeu liderëve të rajonit për të treguar se vizioni i tyre ka mbështetjen e Brukselit dhe kësisoj ata kanë jo pak meritë në këto zhvillime. Zyra për shtyp e kryeministrit Rama përcolli një vlerësim të kancelares Merkel për kreun e qeverisë shqiptare dhe  për progresin që ka bërë vendi me qeverinë e tij. Ndërsa lajmi i përcjellë nga qeveria është se Shqipëria doli e para në listën e projekteve të fituara nga ky samit. Ato që thonë shifrat zyrtare të samitit janë se vendi ynë përfitoi 3.3 milionë euro për kryesisht për asistencë teknike ose thënë ndryshe studime fizibiliteti. Për  realizimin e këtyre projekte do të kërkohen financime shtesë.

Ndërsa fjalimet që përcillen janë gjë tjetër, mjafton të shohësh këtë fragment nga fjala që mbajti në samit ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.

“Lidhur me afrimin me tepër të vendeve të Ballkanit perëndimor u ra dakord për 7 projekte shtesë konektiviteti me një investim total 500 mln euro duke e çuar fondin total të konektivitetit që nga 2015 në 1.4 mld euro për gjithsej 20 projekte investimi në total. Shtylla të tjera për të cilat u diskutua ishin: integrimi ekonomik rajonal, zhvillimi i sektorit privat dhe SME-ve, kontektiviteti human, si politikat e përbashkëta për rininë, shkencën, lufta kundër korrupsionit dhe qeverisja e mire, migrimi etj”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.