Google ka finacuar 329 “studime” akademike për të influencuar opinionin për politikat e veta

Postuar në 13 Korrik, 2017 19:13

Një raport më i fundit hedh dritë edhe më shumë për politikat e gjigandit të internetit, “Google” për ndikimin e opinionit publik në raport me politikat e veta. “Google Transparency Project” publikon raportin sipas të cilit “Google” ka financuar në një mënyrë apo në një tjetër, 329 kërkime të punblikuara nga akademikë të ndryshëm mes viteve 2005 – 2017. Sipas gjetjeve të GTP-së, në 54% të rasteve akademikët janë financuar drejtpërdrejt nga “Google”, pjesa tjetër ka patur lidhje të tërthorta financimi.

Në pjesën më të madhe, 66% të rasteve, akademikët nuk bënë të njohur faktin se ishin financuar nga “Google” për kërkimet e tyre  dhe e fshehën burimin edhe kur financimi ishte drejtpërdrejt nga kompania. Punimet e publikuara përfshijnë çështje shumë të rëndësishme për kompaninë si privatësia, ligjet atiturst, neutraliteti i rrjetit, kërkimi i netutraliteti, patentat dhe copyright. Të gjitha çështje me të cilat kompania përballet me shtetin, apo shtetet, por edhe me një opinion publik që po vetëdijësohet dhe mund të shtyjë drejt politikave të reja që kufizojnë këtë dominim.

GTP shton se në disa raste publikimet ishin serioze, firmosur nga akademikë seriozë dhe me metodologji të respektueshme, kurse në disa raste ato nuk përmbushnin standardet akademike. Vlerësimi i bërë për ndikimin e 329 artikujve të paguar bëhet mbi numrin e citimeve të tyre: në 4 700 artikuj ato citohen bi 6000 herë, duke njohur këtu efektivitetin e këtij mashtrimi të madh.

http://googletransparencyproject.org/articles/google-academics-inc

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.