Ristrukturim edhe agjencive qeveritare: “Po të jetë nevoja do të shkurtojmë”

Postuar në 12 Korrik, 2017 08:31

Niko Peleshi, kreu i Grupit të Punës së krijuar nga kryeministri për ristrukturimin e administratës dhe qeverisë, ka dhënë një intervistë për “Report Tv” ku sqaron disa aspekte të punës që po bëhet. Peleshi thotë se takimet me përfaqësues të komuniteteve apo të të grupeve të interesit i shërbjenë më mirë identifikimit të problematikave në terren, duke ofruar nja pasqyrë të defekte në administratën publike. Sipas tij, në ndërhyrjet që do të pasojnë, do të ketë një listë prioritetesh, pasi jo të gjithë problemet mund të zgjidhen me burimet e brendshme.

Nga ana tjetër ai ka paralajmëruar ristrukturim në shpërndarjen e punëve të disa asgjencive shtetërore.

Duam të ndërtojmë një arkitekturë të re të të gjitha agjencive dhe institucioneve të varësisë, në nivel lokal dhe qendror, për të pasur një strukturë qeverisëse me eficente, më efikase. Kemi shpesh agjenci të mbivendosura me njëra-tjetrën, apo agjenci të ngarkuara shumë me punë, ndërsa agjenci të tjera vegjetojnë. Ka funksione të ndara mes pushtetit qendror dhe vendor që nuk meritojnë të jenë të tilla, sepse kur një funksion është i ndarë krijon kakofoni, përplasje apo paqartësi…Ajo që na orienton është vetëm eficenca apo efikasiteti i agvjencive tona. Nëse do të ketë nevoja për zgjerim do t’i zgjerojmë. Në rast se do të ketë agjenci ku punonjësit vegjetojnë, padyshim do të ketë shkurtime”, tha ndër të tjera ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.