Kina hap bazën e vet detare në Xhibuti. Dislokohen 10 mijë trupa

Postuar në 12 Korrik, 2017 14:29

Kina ka hedhur një hap të ri në profilizimin e politikës së saj të jashtme në kontekstin e një fuqie që synon renditjen ndër shtetet më të fuqishme të botës. Pas negociatave dypalëshe, Pekini zyrtar ka hapur një bazë detare në Xhibuti, në brigjet e detit të Kuq. Anijet me personel kinez janë nisur sot nga Zhanjiang në provincën e Guangdong dhe sipas një njoftimi të Ministrisë kineze të Mbrojtjes “baza do të sigurojë operacione paqeruatëse, humanitare, apo edhe detyra ushtarake”.

Baza është jo e vogël, aty parashikohet të vendosen 10 mijë trupa kineze duke stacionuar kështu në një zonë kufitare mes Afrikës dhe pjesës arabe të Azisë, një bazë të Pekinit. Sipas zëdhënësit të Ministrisë, Geng Shuang “do të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetin e rajonit afrikan”. Ai ka shtuar se politika kineze mbetet mbrojtëse në natyrën e vet. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.